• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Turi rajonal/ Mero Baze: Nga 5 shtete të Ballkanit, Ramën nuk do ta presë vetëm një kryeministër shqiptar

by Java News
05/07/2023 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti  që deri dje fliste për Bashkim Kombëtar sot flet  kundër bashkëpunimit kombëtar 

Botuesi i gazetës Tema Mero Baze thotë ne nje interviste per ABC News me gazetaren Juli Kristafi, se refuzimi i Albin Kurtit për të takuar Edi Ramën në Prishtinë buron nga fakti se Albin Kurti nuk e duron dot Edi Ramën si përcjellës të mesazhit të Perëndimit. Ai e pranon Edi Ramën vetëm  si ushtar kundër Perëndimit.
Baze thotë se Albin Kurti nga ithtarë i Bashkimit Kombëtar është katandisur në një idhtar të mosbashkëpunimit kombëtar. Ai thotë se Kurti gjithë urrejtjen me Shqipërinë e ka vetëm pse nuk e kanë votuar, por e kanë turpëruar duke i dhënë 300 vota me 2021, kur me delirin e udhëheqësit mbarëkombëtar erdhi të pushtonte Shqipërinë.

Lidhur me “Ballkanin e Hapur”, Baze thotë se ai është një proces tërësisht perëndimor dhe parimet e tij reflektohen tek Procesi i Berlinit. Mos vazhdimi i tij nga Shqipëria ka të bëj me faktin se një prej aktorëve kryesorë të atij procesi Aleksandër Vuçiq i ka shkelur ato parime në Veri të Kosovës ku bashkë me Albin Kurtin po përshkallëzojnë situatën drejt luftës.

Për këtë arsye Procesi I Berlinit është më imponues dhe më autoritar, por jo i ndryshëm nga Ballkani i Hapur.
Në komentin e tij për refuzimin e Albin Kurtit për të takuar Edi Ramën Baze tha:

“ Kur Edi Rama e ftonte të takohej për Ballkanin e Hapur ai thoshte jo mund të takohemi vetëm në kuadrin e Procesit Berlinit, tani që e fton për Procesin e Berlinit thotë jo mund të takohemi vetëm në mbledhje të përbashkëta qeverie që janë në fakt mekanizëm I Ballkanit të Hapur pasi mbledhje qeverie Rama ka bërë dhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Pra thjesht Albin Kurti nuk e duron dot Edi Ramën si përcjellës të mesazhit të Perëndimit. Ai e pranon Edi Ramën vetëm  si ushtar kundër Perëndimit. Natyrisht nuk ka për ta pasur.
Edi Rama pas kësaj mund të shkoj në Kosovë mund të takohet me Presidenten Osmani Kryetarin e Kuvendit apo partitë politike . Por nuk është fundi I botës që nuk takon Albin Kurtin. Edhe ashtu nuk kanë ndonjë gjë për të sqaruar. Janë të qartë secili në punën e vet. Njëri me Perëndimin e tjetri kundër tij.
Ai do të shkoj në pesë shtete të rajonit. Do të takojë katër kryetar shtesh sllavë. I vetmi kryeministër që ka refuzar ta pres është Albin Kurti.

Në raport me Shqipërinë ai po ashtu ka bërë një evoluim rrënjësor, që dëshmon imazhin e gënjeshtërt te tij.
Ai hyri në politikë si  ithtar I Bashkimit Kombëtar, ndërsa tani është partizan I mos bashkëpunimit kombëtar.
Dhe gjithë urrejtjen me Shqipërinë e ka vetëm pse nuk e kanë votuar, por e kanë turpëruar duke i dhënë 300 vota me 2021, kur me delirin e udhëheqësit mbarëkombëtar erdhi të pushtonte Shqipërinë. Prej asaj dite Shqipëria për të është një vend më i urryer se Serbia. Shqipëria për të ka bërë krim që nuk ka pranuar për udhëheqës Albin Kurtin.

Nëse Kosova e lidh fatin e saj me Albin Kurtin dhe jo me Perëndimin, është vendim I saj. Ndonjëherë askënd nuk e shpëton dot nga vetvetja. Aq sa mund te shpëtosh një kamikazë.

Në pyetjen se a pritet që Albin Kurti ti japë fund kësaj poltike Baze tha: “Problemi që ka Albin Kurti nuk është paqartësia , por qartësia për të përdorur konfliktin me Perëndimin për tu bërë popullor si nacionalist në Kosovë. Ai në finale do ti firmos të gjitha me një çmim të rënd për Kosovën, por kur të shkoj tek kutia  e votimit do që tu thotë shqiptarëve jam viktimë e SHBA dhe BE. Kaq është gjithë marrëzia e tij. Është një populist egocentrist nga ata që është gati të djeg Kosovën për karrigen e tij.

Në fund Baze komentoi dhe reth procesit të Ballkanit tëe hapur. Ai tha se “parimet e Ballkanit të Hapur janë universale dhe nuk janë thjesht një destinacion ku mbrin. Ai eshte një proces që vazhdon. Katër parimet e Ballkanit të Hapur, lëvizja e lirë, tregu u punës, tregu I përbashkët ekonomik, dhe digjitalizimi janë po ashtu katër parimet bazë të Procesit Berlinit.

Ballkani I hapur eksploroi mundësitë që ekzistonin në Ballkan me njeri tjetrin për ta bërë më të lehtë procesin e Berlinit.  Nga ky eksplorim u kostatua se dy shtete nuk ishin gati Kosova dhe Bosnja dhe kuptohet problem që ato kanë.

Ndryshimi i vetëm i Ballkanit të Hapur nga Procesi i Berlinit është se Ballkani i Hapur nuk i detyron shtetet të veprojnë të gjitha njësoj. Dikush që dëshiron e bën dikush jo. Procesi i Berlinit është detyrues për të gjithë.
Po a ishte Kosova dhe mungesa e saj në të, që i dha fund Ballkanit të Hapur?

Jo nuk I dha fund Kosova. Kosova nuk hyri fare në atë proces. Mendoj se Ballkani I Hapur I bë I padobishëm kur Serbia hyri në konflikt me Kosovën dhe nuk mund të vazhdohej më, që një prej pjesëtarëve të Ballkanit të hapur ti luteshe të respektonte parimet e Ballkanit të hapur. Por Ballkani I Hapur është një mekanizëm vet rregullimi që në çdo kohë mund ti rikthehesh si një rruge, që nuk të çon në luftë. Procesi I Berlinit e përfshin atë brenda vetes por

me një diktat evropian. Sic e duan ballkanasit.
Mendoj që kur procesi i Berlinit të përfundoj, nëse përfundon, ne do të gjendemi në objektivat e Ballkanit të Hapur, do të mund të jemi më komunikues me njëri tjetirn, më bashkëpunues dhe në një treg më të unifikuar. Natyrisht nëse Serbia e Vuciqit dhe Kosova e Albinit nuk na kthejnë 20 vjet mbrapa në luftë.
Ndaj është nevoja që tani e tutje këtë proces ta drejtoj Berlini. Ai kë më shumë autoritet dhe më shumë fuqi për të ndalur luftën e re në Ballkan dhe për të na çuar tek një qeveri më evropiane në Kosovë dhe Serbi. /ABC NEWS.

 

Next Post
“Sakrificën tuaj e njohin…”/ Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

"Sakrificën tuaj e njohin..."/ Vjosa Osmani pret në takim tre policët që u rrëmbyen nga forcat serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

October 2, 2026
Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

October 2, 2026
Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

October 2, 2026
“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

October 2, 2026
Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

October 2, 2026
VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

VIDEO / “Balluku ju zhveshi në Fier, ju la me gjysmë mandati”, gazetarja përplaset me Bardhin LIVE në emision

October 2, 2026
Konsumatorët familjarë pritet të paguajnë më pak nga 1 shkurti, ERE shqyrton sot çmimin e energjisë

Shqipëria humbet 1 në 5 njësi energjie në rrjet, mbi trefishin e mesatares së BE-së

October 2, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

‘Territorialja’, reformë apo thjesht ri-ndarje?

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com