Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pas takimit do të mbahet konferencë për media. Po sot von der Leyen do të zhvillojë një takim edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Vizita në Kosovë është ndalesa e dytë e Von der Leyen në turin rajonal, pas Tiranës, ku të mërkurën u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e saj në Ballkan vijon më pas në Malin e Zi, me vizitën në Podgoricë gjatë ditës së sotme, ndërsa më 2 tetor ajo do të udhëtojë drejt Shkupit.











