Moncef Mayal është heroi i padukshëm që ndali masakrën në Tunizi. Pa ndërhyrjen e tij, bilanci do të kishte qenë shumë më i rëndë. 56 vjeçari ndërtues ndodhej në çatinë e një pallati, kur e pa për herë të parë atentatorin Seifedine Rezgui, i cili vërtitej nëpër rrugicat e fshatit turistik. Mayal tregoi për Channel 4, se kishte mbledhur disa tjegulla përreth, të cilat ja ka hedhur nga lart mbi krye terroristit. Vetëm kështu ai u rrëzua përdhe i plagosur. Në këtë mënyrë, rreth 25 minuta pas masakrës në plazh, policia e kapi atentatorin dhe e vrau. “Bëra detyrën time si tunizian dhe si musliman”, deklaroi Mayal.