• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SHBA lejoi Ukrainën të sulmojë brenda Rusisë, Kremlini: Biden po i hedh ‘benzinë zjarrit’

by A R
18/11/2024 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Biden po i hedh ‘benzinë zjarrti’ duke lejuar Ukrainën të përdorë raketa amerikane brenda Rusisë”, kështu i është përgjigjur Kremlini faktit që  presidenti amerikan autorizoi forcat ukrainase të përdorin raketa me rreze të gjatë ATACMS për të goditur brenda territorit rus.

Zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov, në një reagim tha se Kremlini e sheh si “rrezik të madh” vendimin, teksa theksoi se një sulm i tillë do të shihet nga Rusia jo si veprim i Ukrainës, por i “vende që japin leje“.

“Biden i ka ‘hedhur benzinë ​​zjarrit’ dhe ka vazhduar të nxisë tensionin rreth këtij konflikti. Fakti është se këto goditje nuk i kryen Ukraina, këto sulme kryhen nga ato vende që japin leje, sepse shenjëstrimi, mirëmbajtja e tjera nuk bëhet nga ushtarakët ukrainas, bëhet nga specialistë ushtarakë nga këto vende perëndimore“, tha Peskov.

Ai kujtoi edhe qëndrimin e presidentit rus, Vladimir Putin ku thekson se përfshirja e vendeve perëndimore do të provokonte situatën.

Ukraina planifikon të kryejë sulme në territorin rus duke përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi në ditët në vijim. Sipas mediave amerikane, fillimisht këto armë ka të ngjarë të përdoren kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në rajonin e Kurskut.

/a.r

Next Post
Sali, ku e ke videon e atentatit ndaj Salvador Kaçajt?

Në "21 janar” protestonte kundër Berishës, Kaçaj dëshmon në SPAK: U thirra për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com