• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Pamundësia e opozitës për të ardhur në pushtet

by Artur Ajazi
18/11/2024 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Prej 3 mandatesh qeverisëse nga ana e Partisë Socialiste, forca politike Partia Demokratike, po qëndron në opozitë. E afërt apo e largët qoftë koha e qëndrimit të saj në “stol”, kjo gjithmonë varet nga vota masive, e shqiptarëve. Dallimi mes PS dhe PD, është tek punët e mbaruara, tek mënyrat, format, dhe metodat se si ato forca politike, shkojnë tek qytetari, se si e bindin dhe e mbajnë gjallë shpresën tek ai.

Prej afro 12 vitesh, ne kemi parë dhe dëgjuar shumë propogandë nga partia e vetme opozitare, që së fundmi ka pretendime për të ardhur sërish në pushtet. Kemi parë çdo gjë, që nga çadra mes bulevardit, protestat absurde në sheshe, dhunën e molotovëve ndaj institucioneve dhe ndaj forcave policore, tek mosbindja civile duke bllokuar akset rrugore.

Kemi parë  si u turren institucioneve dhe verbalisht  edhe kryeministrit Rama, për të “liruar Berishën nga arresti shtëpiak”, apo dhe se si bllokojnë punimet e Parlamentit. Por nuk kemi parë dhe dëgjuar nga opozita, “megaprogramin e  qeverisjes Berisha”, nuk kemi parë  dhe dëgjuar nga opozitarët, që ç’nuk kanë bërë dhe ç’nuk kanë thënë në 12 vjet, se “çfarë  dhe si janë rrugët e ardhjes në pushtet kur janë të pabashkuar si parti”. Ata njohin vetëm kundërshtimin, arrogancën, luftën verbale dhe presionin fizik, ata njohin vetëm pushtetin e fituar me vjedhje votash dhe mashtrime, dhe jo me programe konkurruese.

E  lanë vendin  të zhytur  thellë në borxhe, rrumpallë institucionale, dhe varfëri  ekstreme,  dhe sot nuk  pushojnë, për të njollosur çdo gjë  që është arritur. Ata e kanë “zët” të bukurën, suksesin, ata e shembin investimin, vetëm e vetëm të mbjellin panik  në popull. Ata  njohin shpifjen, mashtrimin,  dhe  gënjeshtrën si opsion elektoral. Asnjë votë nuk do të fitojnë më shumë  në 2025, edhe pse kanë  baltosur rrugët e reja, autostradat, tunelet historike, rritjen e pagave dhe pensioneve, apo dhe afrimin e paimagjinuar drejt Bashkimit Europian.

Mendoj se, me 3 mandate në qeverisje, në çdo vend tjetër demokratik në Europë, çdo parti opozitare e përgjegjshme  do të kishte pretendimet e saj, për tu rikthyer në pushtet. Eshtë logjike, pushteti të konsumon kur nuk arrin më ta administrosh. Por kjo nuk ka ndodhur, dhe nuk ka gjasa të ndodhë  me qeverisjen Rama. Me një parti opozitare të tkurrur, dhe jo të rritur, me një parti  të ndarë në  llokma-llokma, dhe të pabashkuar, pretendimi për të ardhur në pushtet, duket më tepër se i pamundur.

Një  parti  politike që  është kandidate për të ardhur në pushtet, të parën gjë që bën publikisht, është shpallja e programit të saj ambicioz dhe konkurrues, për të ngjallur besimin dhe shpresën tek shumica e votuesve. Vota popullore fitohet me transparencë të sinqertë, dhe jo me fushata spontane, pasi ke mbaruar tubimet e zjarrta poshtë ballkonit në mbështetje të liderit të arrestuar.

Kurrë nuk është e pamundur ardhja në pushtet kur je parti e vërtetë elektorale, që ngjall forcën, besimin dhe frymëzimin tek qytetarët. Ndaj  mendoj se, opozita e ka rrugën e gjatë dhe me kthesa plot deri atje.

Next Post
Lufta në Ukrainë / Në shënjestrën e Kievit janë depot ruse, por edhe trupat e Koresë së Veriut

Lufta në Ukrainë / Në shënjestrën e Kievit janë depot ruse, por edhe trupat e Koresë së Veriut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

Rikonfigurim i pushtetit në Uashington, fitorja e gjerë e demokratëve, përplasjet e brendshme te republikanët dhe qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë

November 4, 2026
“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In