• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tuneli i kanabisit në Shkozë, lirohen 9 nga 10 të arrestuarit

by Java News
19/04/2017 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelitë e paraburgimit nëntë nga dhjetë personat e arrestuar pas gjetjes së një tuneli të përshtatur për kultivim kanabisi në zonën e Shkozës. Vetëm një prej të arrestuarve për atë që, sipas Policisë ishte një laborator droge, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari i gatshëm, Artan Lazaj, vendosi lënien në qeli të të arrestuarit Gerald Bilimani. Sipas Prokurorisë, 59-vjeçari Bilimani është personi që ka marrë me qira ambientin e dy tuneleve pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve, ku u gjetën pajime elektrike ngrohjeje dhe ndriçimi artificial për rritjen e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Për të arrestuarit Arjan Kara dhe Ramazan Losha, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës “arrest shtëpie”. Ata ishin roje të një shoqërie privatë të angazhuar në ruajtjen e ambienteve të dy tuneleve në Shkozë. Po me kërkesë të organit të akuzës, gjykata vendosi lirimin nga paraburgimi për shtatë të arrestuarit të tjerë për të njëjtën çështje.

Prokurori i çështjes i bëri me dije gjykatës se për ta nuk janë siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur dyshime se mund të jenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në dy tunelet e Shkozës. Mes tyre ishte edhe pronari i tuneleve, Hazmi Pallaku, i cili i kishte dhënë ato me qira, Gjergji dhe Kristi Duro, si edhe punonjësi i OSHEE-së, Robert Minoni.

Ambienti ku mund të kultivoheshin mijëra rrënjë kanabis u zbulua të premten gjatë një operacioni të shërbimeve të Komisariatit nr.1, pas një hetimi disaditor. Policia ndërhyri në dy tunele të kamufluara si vende për prodhimin e plastikës, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative se aty kultivohej kanabis. Në ambientet e mbyllura policia sekuestroi gati 47 kg kanabis sativa të paketuara në qese plastike, mbi 1300 kubikë me lëndë narkotike dhe 200 bimë kanabis.

Po aty u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale llamba fosforeshente, që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, si dhe pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin e këtij laboratori, si dhe pompë uji, depozitë uji, pajisje elektrike, pleh kimik dhe sende të tjera.

ma.me

Next Post
Zgjedhja e Presidentit të ri/ Në pritje të emrit shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve

Zgjedhja e Presidentit të ri/ Në pritje të emrit shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In