• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tuneli i Kardhiqit drejt përfundimit/ Rama: Shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë. Balluku: Ja ecuria dhe detajet e projektit

by Java News
22/07/2021 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në verën e vitit që vjen, Saranda do të aksesohet shumë më shpejt nga Tirana përmes tunelit të Kardhiqit.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në lotin e shtatë, duke ndjekur punimet për ndërtimin e tunelit të Skarficës, nyja lidhëse e rrugës Kardhiq-Delvinë, së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

“Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton me 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”, shkruan Rama krahas videos në rrjetet sociale.

Ministrja dha detajet për projektin dhe fazën deri ku kanë ecur punimet deri më sot.

“Sot jemi në 50% të volumit të punimeve, përfundii i kontratës është 7 gusht i vitit 2022, por besoj që për sezonin tjetër, loti i shtatë pra ky tunel do jetë i gatshëm për t’u bërë i aksesueshëm për automjetet.

Vepra ka 8 lote, loti 1,2,3 ka përfunduar tashmë, loti i 5,6 janë diku tek 83% e punimeve të përfunduara, loti i shtatë është ky që po vizitojmë sot, loti i tetë është përforcimi i skarpatave dhe sinjalistikat rrrugore.

Shpresojmë që vitin tjetër, në hapje të sezonit, duke përparuar më shpejt për lotin e 7 ta dorëzojmë për akses të gjithë drejtuesve të automjeteve.

Tuneli është i gjatë 1316 metra, punimet janë në 35 metrat e fundit nga hyrja veriore është ecur më shumë, që përfundojnë brenda javës së ardhshme”, tha Balluku.

Tuneli ka një gjerësi 11 metra e lartësi 7 metra që të përballojë gjithë tipet e mjeteve.

Rama tha se sezonin e ardhshëm turistik Jugu i vendit do paraqesë një tjetër ofertë krejt të ndryshme turistike si dhe mundësi për zhvillim ekonomik.

“Jemi në fazën e funidt të mbylljes së gjithë rrjetit të projekteve për Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, ersekë, korcë dhe sezonin e ardhshëm do jetë një platformë tjetër turistike e padiskutim dhe nga pikëpamja ekonomike kjo ndërhyrje masive sdo sjellë investime në agroturizëm, blegtori eb ujqësi e do krijojjë perspektivë të sigurtë të gjithë zonës”, tha Rama.

/m.j

Next Post
Kursantët për pilotë nisin praktikën fluturuese, Peleshi: Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona

Kursantët për pilotë nisin praktikën fluturuese, Peleshi: Pas 15 vjetësh po prodhojmë pilotë me kapacitetet tona

Comments 2

  1. Deni says:
    5 years ago

    Me tabelat 40 e 60 km ne ore ne Sarande pa 4 ore e 30 minuta pa ndalesa nuk arrine dot.

    Reply
    • Fatmir says:
      5 years ago

      Po shume mire, mberri sic e ka menduar shteti, jo sic do doje ti. Ose mos shko fare ne Sarande, rri ne Durres. Ik provo shkele tabelen ne Zvicer, ta gjejne deren e shtepise me sekonda. Se kur vrisni njerez ne rruge pastaj thoni obobo si ndodhi.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com