• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tubimi pro Vuçiçit ndez përplasjen mes shqiptarëve në RMV! VLEN dhe BDI akuza të ndërsjella për ndikimin serb

by E S
24/05/2026 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tubimi pro presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kumanovë ka ndezur një përplasje të fortë mes partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me VLEN dhe BDI-në që po akuzojnë njëra-tjetrën për lidhje me ndikimin serb dhe heshtje ndaj asaj që opozita e quan “bota serbe”.

Debati shpërtheu pasi të shtunën në Kumanovë u organizua një tubim në mbështetje të Vuçiçit, ku qindra persona valëvitnin flamuj serbë dhe maqedonas, mbanin pankarta me mesazhe si “Kumanova dhe Shkupi janë me Vuçiqin” dhe dëgjoheshin thirrje kundër Kosovës.

Pas kësaj, koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN, akuzoi ish-ministrin e Jashtëm dhe figurën e BDI-së, Bujar Osmani, për lidhje me konsullin e nderit të Serbisë, Vlladimir Stajiç. Në reagimin e saj, VLEN kërkoi sqarime publike nga Osmani për raportet me diplomatin serb gjatë kohës kur drejtonte diplomacinë maqedonase dhe kryesonte OSBE-në.

“Bujar Osmani duhet të përgjigjet qartë. Kush është Vlladimir Stajiq për Bujar Osmanin? Pse, në kohën kur Bujar Osmani krekosej me kryesimin e OSBE-së, Stajiqi ishte në pritje zyrtare si konsull i nderit i Serbisë në Maqedoninë e Veriut? Kush e ftoi? Çfarë raporti kishte me të? Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Nga ana tjetër, BDI i është kundërpërgjigjur ashpër VLEN-it, duke e akuzuar se po hesht përballë rritjes së ndikimit serb në vend dhe po shmang reagimin ndaj zhvillimeve të fundit. Partia e Ali Ahmeti tha se është shqetësuese që partitë shqiptare në pushtet nuk reagojnë ndaj pretendimeve për ndikim serb në nivelet më të larta të qeverisë maqedonase dhe ndaj thirrjeve anti-Kosovë në tubimin e Kumanovës.

“Këto zhvillime vijnë vetëm pak kohë pasi në debatet evropiane u ngritën shqetësime serioze se Maqedonia e Veriut po rrëshqet nën ndikimin e konceptit të ashtuquajtur ‘bota serbe’. Pyetja është: ku janë VLEN?”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Më tej, BDI akuzoi koalicionin shqiptar në qeveri se po merret me sulme ndaj studentëve shqiptarë, ndërsa shmang debatet për ndikimin serb në vend.

“Kur organizohen tubime me thirrje kundër Kosovës — heshtje. Kur ngrihen dyshime për ndikime serbe në nivelet më të larta të pushtetit, heshtje. Kur cenohet orientimi politik i shtetit, përsëri heshtje”, deklaroi BDI.
Përplasja mes dy kampeve shqiptare vjen në një moment tensioni politik në Maqedoninë e Veriut, ku debati për ndikimin e “botës serbe” është rikthyer fuqishëm edhe në raportet dhe diskutimet europiane për vendin.

Vitin e kaluar, edhe raporti i Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut ngriti shqetësime për rritjen e ndikimit serb dhe rus në vend.

Next Post
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Pse zgjodha parimet para kompromisit? E ardhmja e të djathtës nuk mund të jetë peng e të shkuarës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

Kim Jong-un në gjendje të rëndë shëndetësore? Raportimet për një hemorragji cerebrale bëjnë xhiron e botës

October 19, 2026
Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

Macron humb kontrollin mbi Francën? Shteti nën presion, grabitje, përleshje dhe rebelim në rrugë

October 19, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Reagon Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit!

October 19, 2026
SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

SHBA lë në fuqi mbrojtjen e përkohshme për ukrainasit dhe sudanezët

October 19, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

Deklarata e Berishës për protestën? Alibeaj: Ai është hipokrit, qytetarët duan edhe largimin e tij

October 19, 2026
13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët

October 19, 2026
Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com