• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

T’u flasësh “Flamingove” që të dëgjojnë socialistët!

by Mero Baze
24/07/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Nëse do të isha cinik deri në fund me përpjekjen e Edi Ramës për t’u treguar “i dëgjueshëm” me Flamingot, do të duhej të shkruaja se Edi Rama nuk ka kujt t’i shkruajë. Por, nga ana tjetër, ai ka një adresë ku mund t’i dërgojë të gjitha ato angazhime. Janë socialistët e tij në pushtet.

Të gjithë shembujt simbolikë të tij për atë që pushteti i tij u bën qytetarëve janë të vërtetë dhe të përditshëm. Përballja e qytetarit me administratën vazhdon të jetë një betejë primitive, e pambaruar dhe e pashpresë në shumicën e rasteve. “Besa” që tenton t’u japë Edi Rama qytetarëve, në emër të administratës, është një rast që ka më shumë shanse të shpërdorojë kuptimin që ka marrë në shqip fjala “besë”, sesa t’u japë atyre siguri nga qeverisja.

Por mesazhi është i qartë. Ai do të reflektojë për qeverisjen e tij, por jo për Flamingot.

Flamingot e kanë bërë punën e tyre. Ata i kanë treguar qeverisë se një pjesë e shoqërisë e refuzon edhe stilin e qeverisjes, edhe cilësinë e qeverisjes, edhe produktet e qeverisjes. Nuk janë të varfër ata që dolën në ish-protestën e Flamingove. Nuk janë as të pashpresë. Shumë prej tyre janë njerëz që i kanë personalisht mirë punët e tyre, por kanë refuzime ndaj qeverisë për shkak të ambicieve të tyre. Dhe janë në të drejtën e tyre legjitime të kërkojnë më shumë.

Ata bënë një shërbim të madh, pasi zbuluan një opozitë të fshehur që na e kishte mbajtur të fshehur Sali Berisha. Tërheqja e tij gjatë dy javëve të para nxori në rrugë opozitën estetike të Shqipërisë, atë që e refuzon qeverisjen thjesht sepse nuk e do më. Pikërisht kur ata e bënë këtë lloj proteste, hyri Sali Berisha, iu bashkua protestës dhe e helmoi atë, derisa e katandisi në skenën e djeshme para Kuvendit, me gurë dhe vezë.

Kështu që nuk kemi çfarë të flasim më për protestën, por për një opozitë të heshtur ndaj qeverisjes së vendit, që ekziston dhe është shumë serioze. Është një opozitë ende e padukshme, pa adresë, pa kuti postare, pa udhëheqës, madje edhe pa ide. Nuk ke ku t’ia çosh përgjigjen dhe nuk ke me kë të lidhësh “besë”.

Ndaj kjo letër është një letër për socialistët, një përpjekje për një besëlidhje të re brenda tyre, për të kuptuar se qeveria duhet të bëjë disa gjëra të mëdha dhe serioze. Periudha e fasadës, ideve dhe premtimeve ka mbaruar.

Pas politikave të shpallura të zhvillimit për turizmin dhe infrastrukturën, vendi ka nevojë për ujë, drita dhe rrugë aty ku janë firmosur leje ndërtimi. Ndryshe, u ke dhënë një ftesë për në ferr.

Për të mos thënë pastaj për çmendurinë e inspektorateve, që shpikin VKM se si të grabisin investitorët; për VKM-në perverse të detyrimit për të bërë çdo investitor impiant depurimi për ujërat e zeza që i derdh në një rrjet të papastër; e deri te gjobëvënësit lokalë të IKMT-së apo ata nga qendra, që ruajnë se mos ndonjëri lë ndonjë ballkon apo mur oborri pa prishur, ndërkohë që ia ka prishur dimri dhe nuk paguan lekë.

Jepuni besën investitorëve të turizmit, të cilëve nuk u keni dhënë një copë letër, por i keni mbështetur në idenë e tyre për të investuar në Shqipëri.

Bujqësia ka nevojë për një reformë madhore të tokës bujqësore, për imponimin e përdorimit të saj në funksion të zhvillimit dhe për një strategji të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit malor, që është potenciali më i madh i Shqipërisë. Deri tani ka vetëm fjalë seminarësh. Jepuni besën fermerëve shqiptarë se kjo gjë do të marrë fund.

Hipotekat janë kthyer në një terror për popullin shqiptar dhe në një shembull kriminal se si një administratë mund t’ia plasë buzën një qytetari, duke mos i kthyer përgjigje kurrë ose duke u tallur me përgjigje elektronike që të kërkojnë të plotësosh pafund letra. Jepuni besën qytetarëve se kjo gjë do të marrë fund.

Arsimi shqiptar është kthyer në një industri që nuk ka më lidhje me ekonominë shqiptare, përveçse shërben si një mundësi që të rinjtë të lëvizin nga rrethet në Tiranë e të punësohen kamerierë apo në punë të tjera. Lidheni tregun e arsimit me tregun e punës dhe bëjeni atë një nevojë për t’u kualifikuar, jo për t’u pajisur me letra pa vlerë. Jepuni besën prindërve shqiptarë se nuk do t’ua harxhoni kot lekët e fëmijëve për një copë letër.

Këto dhe dhjetëra probleme të qeverisjes, më shumë sesa të socialistëve, janë të vetmet kuti postare ku mund të dërgoni “besën” e pushtetit.

Harrojini Flamingot. Ata as kanë nevojë për besën e pushtetit, as u duhet, sepse nuk kanë ndonjë hall konkret. Ata kanë ofertën e tyre për qytetarët. Mund të jetë naive, mund të jetë mediokre, apo shpesh edhe qesharake, por nuk janë në rrugë sepse presin që qeveria të ndryshojë; janë në rrugë që qeveria të zëvendësohet.

Vetëm kur qeveria t’i shikojë ata si rivalë dhe të mos merret me ta, por me problemet e saj, do të ketë mundësi të përballojë efektin goditës të ish-protestës.

Deri tani, në favor të qeverisë më shumë ka punuar Berisha, që mori kontrollin mbi protestën, sesa vetë qeveria. Por qeveria nuk mund ta shtyjë gjithë jetën, mandat pas mandati, duke përdorur Berishën.

Është pikërisht kjo gjë që ka krijuar depresionin e mosndryshimit në Shqipëri, pasi çdo gjë që ndodh këtu nuk ndryshon asgjë, sepse përballë është Berisha.

Pikërisht ky depresion i mosndryshimit prodhoi Flamingot, të cilët, pikërisht kur Berisha u tërhoq nga skena, shkëlqyen, dhe kur iu turr atyre si skifter, ua hoqi mendtë. Por jo zemërimin. Atë nuk ua heq as “Besa”, për të cilën nuk kanë nevojë.

Socialistët duhet t’i betohen vetes se nuk do të sillen sikur askush nuk ka çfarë t’u bëjë.

Next Post
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng me forcë ish-gruan, kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Tragjedia në Roskovec, ndërron jetë në spital edhe ish-vjehrra e Refit Buzit

Comments 1

  1. Hodobeg says:
    2 months ago

    Kur dikushi është i sëmurë, dhe akoma pa diagnozë, ata që e duan (ku jam unë), urojnë shërim të shpejtë, skuthat (nëpunësit mediokër) heshtin në pritje të drejtimit të erës, ndersa ata që nuk e duan, urojnë që të ngordhë (jo vdesë) sa më shpejt.
    Propabiliteti i Zaloshnjes, është në funksion të flugerit me erën e…..lekut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com