• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tryeza me Nishanin/ Rektorët shprehen pro ligjit të Arsimit

by
27/07/2015 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani mblodhi paraditen e sotme akademikë, profesorë e rektorë për të dëgjuar argumentet e tyre pro dhe  kundër ligjit të ri të Arsimit të Lartë, të miratuar javën e shkuar në parlament me 78 vota pro dhe që pritet të marrë firmën e tij.

Për këtë projektligj ka pasur kundërshti nga disa petagogë, por në mbledhjen me Presidentin, është vënë re një përçarje midis tyre.

Rektorët e vetëm të ftuar në takimin konsultativ me Presidentin në lidhje me ligjin për Arsimin e Lartë, duke pranuar se situata aktuale në Arsimin e Lartë ka shumë probleme, ata shtuan se hartimi i këtij ligji vjen pikërisht në momentet kur kjo situatë ishte agravuar. Duke pranuar se procesi konsultativ mes Komisionit, Qeverisë dhe Universiteteve, që shoqëroj hartimin e këtij ligji ishte i gjatë dhe mori edhe në konsiderat komentet e universitetit, ata vlerësuan parimet që shoqëron ky ligj. Ata theksuan se risit e reja që sjell ky ligj, të cilat kanë në qendër të fokusit të tyre orientimin drejt parimeve evropiane të cilësisë së mësimdhënies, i përgjigjen kërkesave të tregut, nevojave të studentëve, përmirësimit të cilësisë dhe autonomisë së stafit akademik.

Kështu  Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani u shpreh se: “Problematikat e deritanishme në sistem krijuan nevojën për hartimin e një ligji të ri. Ishte një proces tepër i gjatë konsultimesh mes Qeverisë dhe aktorëve të arsimit të lartë. Ligji sjell risi të mëdha si; delegimi i kompetencave në departamente, duke e kthyer pedagogun në qendër të universitetit, sjell autonomi universitare, administron nga pikpamja financiare më mirë universitetin nëpërmjet figurës së administratorit të cilën e gjejmë në shumë borde të eksperiencave ndërkombëtare.”, tha ai.

Ndërkohë duke theksuar rëndësinë që ligji i jep studentëve ai u shpreh: “Ligji mbështet studentët e ekselencës, grupet e studentëve në nevojë dhe ata që i drejtohen degëve me prioritet kombëtar.”

Ndërsa Rektori i Universitetit të Vlorës, Albert Qarri,  u shpreh se “Komisioni dhe Qeveria kishte marrë në konsideratë implementimin e vërejteve të dërguara nga ky institucion në lidhje me ligjin. Ai tha se Ligji i mundëson dhe i orienton universitetet drejt parimeve evropiane të arsimit. Probelmi nuk qëndron te ligji, por te sfida për implementimin e tij.”

Rektori i Universitetit të Durrësit, Mit’hat Mema nga ana tjetër tha se “procesi për të ardhur tek ligji duke kaluar nëpërmjet një periudhe të gjatë konsultimesh me grupet e interesit. Janë marrë në konsiderat rekomandimet e universiteteve në ligj. Ligji orienton universitetit drejt tregut të lirë. Universitetet orientohen drejt cilësisë dhe për pasoj dhe rritjes së financimit.”.

Next Post

Bulqizë, e zë masivi i dheut, humb jetën minatori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In