• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tryeza e Bashës/ Spartak Ngjela: E vetmja shpresë që ka e djathta është PD. Duhet sistem joproporcional, anglosakson

by Java News
20/03/2024 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela është pjesë e tryezës së organizuar nga Lulzim Basha dhe Partia Demokratike ‘Harku i Euro-Atlantizimit’. Ngjela tha se PD është e vetmja alternativë që ka e djathtë, megjithatë edhe ajo është e cunguar.

‘Janë tre apo katër aspekte që duhen ndryshuar. Nëse individëve të caktuar bashkimi iu krijon frikën se nuk do triumfojnë personalisht nuk vlejnë. Politika është luftë idesh. Këtu kanë frikë nga idetë e reja jo tani por që nga 45’. Këto janë ato monarkitë që kanë kaluar, nga Zogu tek Enveri, nga Enveri tek Saliu. Çdo të thotë monark? Nuk është kurora, është politika që ka monarku. Heq kë të dojë, vë kë të dojë. Këto të fundit janë edhe populiste. Ua futi Enveri edhe  e mori edhe ky tjetri që vjen vërdallë se nuk ka parti. Nuk kupton se është i arrestuar. Asnjë ide. E vetmja shpresë që ka e djathta është Partia Demokratike, nuk është në formën që duhet të ishte.

PD që ishte e çau Saliu. Edhe po të mos ishte e çarë nuk ishte e fortë. Tani na duhet një parti e fortë që të krijojë bashkimin. Bashkimi është politik. Jo absolutizëm jemi akoma në absolutizëm. Nuk zhvillohet kombi. Kriza politike është krizë individësh sepse janë pa ide. Opinioni është i mjegulluar. Nuk ka program. Duhet të paktën që PD që ka një karakter klasik që vlen shumë në politik duhet të jap mundësinë e kësaj devize. Duhet të ketë një skemë konkrete që të thërras individë me vlerë. Përballë keni partinë e Enver Hoxhës, jo të Ramës. Nuk e rrëzuan dot sepse doli Saliu për të qenë Enveri.

Saliu krijoi absolutizëm dhe donte pushtet absolut. Dashuria e liderve shqiptarë për kultin e invdivid. Saliu donte të bërtisnin Sali, Sali ti je bota, broçkulla. Nëse kjo është një mbledhje që krijon bashkim bravo na qoftë, nëse krijon ndarje asgjë. Për të krijuar një bashkim politik, eksperienca e perëndimit na ka thënë që një parti klasike e bën. Pse nuk bie Partia e Punës? Nuk bien partitë klasike. Kjo që është këtu është parti e Enver Hoxhës. Kush do krijojë votat përqindjet e mëdha në opinionin publik. Na duhet një parti klasike. Ja ku e keni Lulzim Bashën.

Është i aftë ta bëjë apo jo? Varet nëse do ftoj të tjerët. Nuk ka kohë më deri në zgjedhje, sepse kuptohet Rama e zvarrit çështjen që të shkoj me këtë formacion politik deri në zgjedhje. E ka në dorë e djathta. Të dalim në një konkluzion, që ti përgjgjemi pyetje anglo-saksone: Bari i mirë na thuaj ku? Çështja që do trajtohet më tej se si do jetë bashkimi i liderve, ku? Por marrëveshja duhet jetë juridike. Marrëveshja të jetë koncept juridik i bashkimit. Të ketë karakter statutor dhe liberal.

Të gjitha këto nuk bëhen dot në një mbledhje. Të bëjmë edhe një mbledhje tjetër dhe të krijohen grupe për të sjellë ide në funksion të fushatës elektorale. Edhe pasi të krijojmë një PR, kundërshtarët i tremb sa është përqindja e simpatizantëve. Pa bërë bashkimin nuk e kuptojmë dot. Bashkimi në momente të caktuar është politika më e lartë, në funksion të votave. Ajo që më shqetëson është cili do jetë sistemi zgjedhor. Duhet sistem joproporcional, sistem anglosakson. Të kthehemi tek ligji, një për një. Ballë për ballë. Vetëm ai krijon figurat. Ligji proporcional nuk krijon figurat. Individi i neutralizuar nga forcat e partisë. Individi duhet të jetë gjenerim idesh.’

/f.s

Next Post
VIDEO / Topi, Zogaj dhe Ngjela në tryezë me Bashën, kreu i PD: Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën…

VIDEO / Topi, Zogaj dhe Ngjela në tryezë me Bashën, kreu i PD: Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 përmbysën balancën...

Comments 1

  1. Zana Kasimati says:
    2 years ago

    …….me këtë anglo-saksonen, na hëngre mu në bythë o Taku Ngjela….
    Në fillim vitet ‘90, të shkonte kur e thoje, dhe prokurorët e gjykatesit e aso kohe, kishin frikë nga ti kur u përmendje termin anglo-sakson, mbasi ishin pa formim dhe të indoktrinuar nga periudha e tyt eti dhe e satëme, nderkohë që ti u thoje edhe ca fjalë e terma në anglisht e italisht…..
    Por tani, pas 30 e kusur vitesh ?
    Ke mbetur prapa Taku. Je plakur. Pranoje.
    Shko në Rogner, pi kafe, bëj llogje e bëj llafe,,por mo na çaj më bythën me synopse e mëndjellira që na çave zallin përditë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Gjirokastër, Cekja i Beratit përplaset me dervishin e Hormovës, detajet e para

Aksident në Gjirokastër, Cekja i Beratit përplaset me dervishin e Hormovës, detajet e para

July 31, 2026
Inspektime në plazhet e Himarës, Gonxhja: Rampë ekologjike për aksesin e personave me aftësi ndryshe

Inspektime në plazhet e Himarës, Gonxhja: Rampë ekologjike për aksesin e personave me aftësi ndryshe

July 31, 2026
VIDEO / FA-të marrin 40 mjete taktike të prodhuara brenda vendit, Rama: Ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes!

VIDEO / FA-të marrin 40 mjete taktike të prodhuara brenda vendit, Rama: Ditë krenarie për industrinë e mbrojtjes!

July 31, 2026
Irani paralajmëron Europën për bazat amerikane! Ministri i Jashtëm i drejtohet Bullgarisë dhe Qipros

Irani paralajmëron Europën për bazat amerikane! Ministri i Jashtëm i drejtohet Bullgarisë dhe Qipros

July 31, 2026
Thyen masën “arrest në shtëpi” dhe shkuan për të vjedhur nga Tirana në Vlorë, arrestohen dy persona

Thyen masën “arrest në shtëpi” dhe shkuan për të vjedhur nga Tirana në Vlorë, arrestohen dy persona

July 31, 2026
Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit

Zjarri në Shkozet, arrestohet 38-vjeçari, Policia: Tentoi të digjte disa barishte, por flakët dolën jashtë kontrollit

July 31, 2026
Kaos në portat e Europës! 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

Kaos në portat e Europës! 18 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit në Ceuta

July 31, 2026
Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

Zjarret në Greqi, evakuime masive dhe dëme të mëdha në qytetin Rethymno dhe rajonin Beoti

July 31, 2026
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i kundërpërgjigjet Vuçiç: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

DASH kërkon falje për hartën e gabuar të Afrikës në ngjarjen e AIDS 2026

July 31, 2026
Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

Pas Poliçanit, protestë edhe në Klos kundër propozimit të PS për bashkitë. Administrata bojkoton punën

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com