Nga Xhevdet Shehu
Një miku im që prej më shumë se 25 vjetësh banon në SHBA, Boston, ndjek me vëmendje zhvillimet politike këtu dhe për ndonjë paqartësi apo detaj, më pyet se si është kjo apo ajo punë. Para 4-5 ditësh më shkruante për ngjarjet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në PD, sidomos pas shpalljes non grata të Berishës dhe familjes së tij.
A është e vërtetë se Berisha ka ende ndjekës të tij në atë parti? Si është e mundur që pas më shumë se tridhjetë vitesh të këtij gjëmëmadhi në politikë të ketë akoma njerëz trushkulur që t’i besojnë atij dhe sidomos të shpresojnë se ai mund të vijë në pushtet? A ka ende intelektualë që mund ta mbështesin atë parti dhe personin që e tërheq zvarrë atë? Cili do të jetë fati i asaj partie nëse Berisha i shpallur non grata nga SHBA do të mund të zgjidhet sërish kryetar i asaj partie më 30 prill?, më pyeste ndër të tjera miku im.
Si t’i përgjigjesha? Që është e vërtetë apo sa të vërteta janë ato që dëgjon dhe sheh. I thashë me pak fjalë: Interesimi yt është i drejtë. Por nga gjithë ato që më shkruaje më pëlqeu epiteti “trushkulur”, që ti e nënvizoje dhe që është një shprehje që dëgjohet shumë rrallë ndër shqiptarët, pasi besohej se ishte rralluar së tepërmi ky soj njerëzish. Dhe trushkulurit janë ata që i pe më 8 janar kur sulmuan godinën e selisë së tyre me qysqira e varera, janë deputetë dhe ish-deputetë, ish-funksionarë dhe rrogëtarë të regjimit të Berishës që mezi presin të rivijnë në pushtet… Por, mos ki asnjë merak se nuk janë dhe aq shumë sa të marrin pushtetin sërish. Sidomos janë edhe më të paktë ata që kanë për t’i shkuar pas deri në humnerë një personi të shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit…
Pse ndodh kështu, do të vazhdosh të pyesësh ti? Në të vërtetë kësaj pyetjeje i kanë dhënë përgjigje shumë burra e gra të mençuara, intelektualë dhe politikanë të shquar. Po të përmend vetëm disa prej tyre: Presidenti Alfred Moisiu, Akademiku Rexhep Qosja, analistë e intelektualë të njohur si Pëllumb Xhufi, i ndjeri Moikom Zeqo, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Jorgo Mandili, Spartak Braho, Skënder Minxhozi e shumë të tjerë. Por unë po të jap një fakt dhe bëje vetë gjykimin, duke bërë krahasimin e PD-së dhe të Berishës të tridhjetë viteve më parë, kur vinin me shungullimë në pushtet dhe sot.
…Ishte fushata për zgjedhjet e 22 marsit 1992, Berisha po shkëlqente gjithnjë e më shumë në atë fushatë. Ngjirja e tij ishte bërë e pranueshme, madje sugjestionuese, për një pjesë të konsiderueshme të elektoratit shqiptar, ndërkohë që afrimi i ditës së zgjedhjeve konturonte gjithnjë e më qartë fitoren e padiskutueshme të opozitës.
Kësaj fitoreje i shkoi në ndihmë një thirrje e 182 intelektualëve, të cilët, nëpërmjet një apeli që u quajt Manifest, i kërkuan popullit të votonte për opozitën. 7 ditë para zgjedhjeve, nën titullin e bujshëm ATDHEU NA THËRRET!, në faqen e parë, gazeta RD e datës 15 mars 1992, në fund të manifestit, publikonte emrat e tyre. Ata ishin:
Anëtarë të Akademisë së Shkencave: Bajram Preza, Bedri Dedja, Besim Daja, Petrit Gaçe, Selaudin Bekteshi, Teki Biçoku, Ylli Popa. Profesorë: Agim Popa, Bujar Hoxha, Fehmi Shehu, Pandeli Çina, Koço Gliozheni, Panajot Boga, Petraq Petro, Selim Islami, Shefqet Ndroqi, Viron Kola. Dok. Doc. BVSH. KSH: Afrim Tabaku, Adrian Shehu, Agim Bërdulla, Agim Budo, Agim Karçanaj, Agim Shehu, Akile Kero, Arben Dushi, Arben Santo, Arben Tashko, Artan Goda, Alfred Priftanji, Agron Lufi, Angjelin Shtjefni, Baftjar Nevruzi, Bashkim Resuli, Bedri Bylyku, Besnik Gjongecaj, Eduard Gjika, Burhan Çelo, Durim Bebeci, Enver Faja, Esat Emiri, Fatos Adami, Fatos Harito, Fatos Klosi, Fatmir Elmazi, Fedhon Meksi, Flamur Zela, Frida Shahini, Gëzim Hajdari, Gëzim Mukli, Gëzim Pepi, Gjergj Caushi, Hasan Karagjozi, Hysen Agolli, Ilo Mele, Ismail Demneri, Ismail Sulo, Isuf Reçi, Isuf Sukaj, Jakup Agalliu, Jani Teta, Jolanda Koçi, Kasëm Bokshi, Kostë Koçi, Kudret Velça, Kristo Pano, Luan Karçanaj, Luigj Gjoka, Llazar Xhajanka, Mahmut Shushku, Maks Cikuli, Mehdi Agolli, Mentor Petrela, Muharrem Dragovaja, Muharrem Seseri, Mihal Prifti, Murat Manehasa, Myzafer Çela, Nikollaq Koçani, Nestor Therecka, Nikolla Qafoku, Nikolla Verdha, Petraq Marango, Pëllumb Çarçani, Petrit Barani, Petraq Xhaçka, Petrit Rama, Petrit Dodbiba, Petrit Vasili, Pirro Veizi, Pjerin Preka, Pal Xhumari, Pëllumb Karagjozi, Pjerin Radovani, Qemal Mandia, Qevqep Kambo, Rajmond Sharko, Rajmond Ikonomi, Rahmi Korbi, Ramiz Topi, Robert Magapi, Roland Pinguli, Sefedin Xhemalçe, Sotir Rrapo, Sul Kodra, Sulejman Zhguli, Skënder Durrësi, Skënder Malja, Skënder Koja, Skënder Xhiku, Spiro Boçi, Spiro Duka, Shyqyri Subashi, Taqo Adami, Tatjana Dishnica, Tatjana Harito, Vladimir Spaho, Ylli Bujari, Ylli Kolonja, Thoma Kristo. Intelektualë të Artit dhe Kulturës: Ali Abdihoxha, Arben Kallamata, Ali Oseku, Andrea Varfi, Alush Shima, Agim Qirjaqi, Agim Zajmi, Alfred Bualoti, Ahmet Pasha, Artan Seja, Bashkim Ahmeti, Bashkim Dervishi, Englantina Mandia, Edi Hila, Fatos Kola, Gazmend Leka, Hektor Pustina, Kin Dushi, Kujtim Çashku, Kol Jakova, Leka Bungo, Llazar Siliqi, Mehmet Elezi, Mërkur Bozgo, Miltiadh Kutali, Neshat Tozaj, Niko Progri, Naxhi Bakalli, Ndriçim Xhepa, Ramadan Sokoli, Rikard Ljarja, Taulant Pustina, Tefik Çaushi, Vehbi Skënderi, Vasian Lame. Intelektualë të njohur të prodhimit e të sferave të tjera: Ana Kolevica, Anastas Suli, Argjend Tafaj, Ardian Muço, Bedri Myderizi, Elmaz Çoçoli, Evan Koço, Enis Buletini, Fatos Hazizaj, Gëzim Kallçiu, Grigor Gjika, Gazmend Velçani, Gjergj Minga, Idajet Çoçoli, Idajet Farka, Kristaq Luarasi, Mihal Hanxhari, Mihal Hobdari, Mihal Tase, Mirush Strazimiri, Myzafer Janina, Pavllo Koja, Niko Leka, Sami Manehasa, Sezai Disha, Sitki Bushati, Vita Adami, Zija Shkodra.
Në fund të kësaj liste të gjatë, shtohej:
Shënim. Grupi i ngarkuar me rrjeshtimin e emrave sipas alfabetit të aderuesve në manifestin e 182 intelektualëve, për shkak të ngutjes ka lënë jashtë emrat e mëposhtëm. Kërkojmë ndjesë: Besim Elezi, Prof. Shef katedre; Manol Konomi, jurist; Myslim Islami, doc. Drejtor i muzeut; Spiro Qirko, Dr. kardiolog; Veli Zogu, Dr. kardiolog kirurg.
Po thirrje të tilla vinin edhe nga Kosova dhe mbarë diaspora shqiptare.
Në tubimin e Matit, 5 ditë para zgjedhjeve, Berisha e çmoi veçanërisht thirrjen e intelektualëve.
“Ai është një manifest që mishëron një porosi të madhe për demokracinë shqiptare nga ana e mendjeve më të ndritura të kombit tonë, – tha Berisha. – Historia nuk do të na e falë sikur të mos e dëgjojmë zërin e këtyre burrave të shquar, zërin e Saharovit shqiptar – Adem Demaçit, zërin e vëllezërve tanë në Kosovë e në mbarë diasporën”.
Kjo ishte ajo që doja të tregoja si një fakt të dikurshëm. Ishte koha kur Berisha gëzonte mbështetjen totale të Shteteve të Bashkuara, aq sa ambasadori amerikan dilte e bënte fushatë në favor të PD-së dhe Berishës.
Sot PD-ja është në ditët më të zeza të saj, ndërsa lideri i saj është kthyer në njeriun e padëshiruar të amerikanëve.
Edhe këtë listën e 180 e ca intelektualëve nuk ta solla kot. Nuk mund të thuash kurrsesi se edhe ata kanë qenë “trushkulur” si ndjekësit aktualë të Berishës. Jo. Vetëm në dy rreshtat e parë ke emrat e tre mjekëve të shquar që kanë shërbyer në ekipin e ngushtë të mjekëve të Enver Hoxhës. Gjithashtu lista është e mbushur me emra intelektualësh të shquar të fushave të ndryshme dhe mjaft të respektuar nga opinioni shqiptar. Një pjesë e tyre kanë vdekur. Ata pranuan të firmosnin atë listë sepse kërkonin ndryshimin. Por kush më herët e kush pak më vonë e kanë braktisur Berishën dhe partinë e tij në rrugëtimin e mbrapshtë. Ata nuk pranuan më tej të vazhdonin të mashtroheshin.
Vetëm pak, fare pak ishin interesaxhinj meskinë dhe tek-tuk mund të gjesh ndonjë kokërr që shkon pas Berishës. Janë lehtësisht të identifikueshëm, pasi kanë vendosur të jenë kamikazë të prijësit të tyre deri në fund. Nëse do të mund të përsëritej historia e 30 viteve të shkuar, dhe të mund të hartohej një thirrje me apelin për të votuar sërish Berishën, ajo listë do të ishte qesharake. Atë listë do ta kryesonte Flamur Noka, për të vazhduar me të tjerë si Edi Paloka, Tritan Shehu, Edmond Spaho, Bujar Nishani, Evis Kokalari, Belind Këlliçi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Klevis Balliu, Vangjel Dule, Grida Duma, Salianji… Në ditët në vijim mund tw shtohen edhe Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibej. Do të shtoheshin në fund të asaj liste me nxitim edhe emrat e disa analistëve të përnatshëm të ekraneve si Agim Nesho, Andi Bushati, Çim Peka e ndonjë tjetër që nuk po më kujtohet për momentin… Besoni se ata mund t’i mbushin mendjen opinionit shqiptar keta emra që PD të vinte sërish në pushtet? Unë them se kjo është e pamundur, pasi jetoj këtu dhe e njoh realitetin.
Janë pikërisht ata që e dinë më mirë se kushdo të ardhmen e tyre brenda apo në krah të asaj partie me Berishën në krye, por besnikëria e tyre tribale nuk i tradhton. Ata mund t’i shikosh sa me përçmim, aq dhe me keqardhje për kokëboshësinë e tyre.
Gjetja eshte e bukur : intelektualet e asaj kohe dhe keta te sotmit. Megjithate, une , gjindje e thjeshte, absolutisht, nuk mendoja te votoja Berishen ne 1992; e kam votuar vetem me 31 mars 1991;