• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Truri vetë-programohet që të harrojë!

by Java News
24/06/2017 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Truri është bërë për të harruar dhe e bën këtë vazhdimisht duke fshirë kujtimet e padobishme dhe t’i krijojë hapësirë atyre më të rëndësishme që shërbejnë për të marrë vendime të matura dhe inteligjente, për t’u përshtatur më mirë me realitetin që ndryshon.

Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Neuron” nga neuro-shkencëtarët e Universitetit të Torontos në Kanada dhe ndryshon radikalisht konceptimin e memories, jo më si aftësia për të ruajtur një numër gjithnjë e më të lartë të informacioneve në kohë, por si aftësia për të ditur të harrojë gjërat më pak të dobishme.

“Duke analizuar studimet më të fundit shkencore, kemi gjetur shumë prova që tregojnë ekzistencën e mekanizmave që nxisin humbjen e kujtimeve dhe që duket se janë të ndryshme nga ato që janë të përfshira në magazinimin e informacioneve”, ka thënë njëri prej autorëve të këtij studimi, Paul Frankland.

Për shembull, një prej mekanizmave të individualizuar shërben për të dobësuar ose eliminuar lidhjet mes neuroneve që ruajnë kujtimet.Por, ka edhe një mekanizëm të dytë që konsiston në prodhimin e neuroneve të reja në pjesën e memories, në hipokampus, bën të mundur që këto neurone të reja të rimodelojnë ose mbishkruajnë kujtimet e vjetra, duke i bërë edhe më të vështira për t’u arritur.

Ky fenomen mund të shpjegojë edhe arsyen përse fëmijët, që prodhojnë vazhdimisht neurone të reja në hipokampus, përfundojnë duke harruar shumë gjëra.

Ndonëse mund të duket një kontradiktë që truri të harxhojë gjithë këto energji për të harruar, në të vërtetë e bën për të eliminuar informacionet e vjetra që nuk përdoren dhe për të mos u humbur në detaje të panevojshme, madje këto parime përdoren edhe në mënyrën e funksionimit të inteligjencës artificiale, përgatiti Blic. (b.an)

Next Post
Ministrja teknike e PD kërkon shkarkimin e drejtorit të Punësimit

Whatsapp, Viber dhe telefon / Ku mund të denonconi shkeljet nga punonjësit e MMSR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In