• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Truri pas fitores së Mamdanit! Si Zara Rahim ndërtoi fushatën që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

by Os De
10/11/2025 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për kryebashkiak, vëmendja publike u përqendrua kryesisht tek prezenca e tij në rrjetet sociale dhe fakti që ishte si “magnet” për votuesit e rinj. 

Por pas fitores historike të 34-vjeçarit që do të betohet në janar si kryebashkiak qëndronte një mendje strategjike: Zara Rahim, eksperte komunikimi që prej më shumë se një dekade vepron në ndërthurjen mes politikës, kulturës dhe strategjisë digjitale. 

Strategia që ndryshoi fushatën 

Rahim, e cila prej muajit shkurt ka shërbyer si këshilltare e lartë e Mamdanit dha udhëzime që u kthyen në “boshtin” e gjithë fushatës. Siç raporton New York Times, ajo i kërkoi Mamdanit të “harrojë New York-un që shpikin strategët politikë” dhe të ndërtojë “një fushatë për qytetin e vërtetë“. 

Ky mesazh u bë themeli i një lëvizjeje masive nga baza, që mobilizoi mbi 90 mijë vullnetarë dhe aktivizoi votues që për vite të tëra kishin mbetur jashtë radarit të elitës politike të qytetit. 

Një karrierë mbresëlënëse 

35-vjeçarja, me origjinë nga një familje bangladesho-amerikane dhe e rritur në Floridën e Jugut, ka një profil të pazakontë për një stratege politike. Ajo nisi karrierën e saj si praktikante në fushatën e rizgjedhjes së Barack Obamës në vitin 2012, ku u promovua shpejt si Drejtoreshë e Përmbajtjes Digjitale për Floridën. 

Aty ajo mësoi si të përdorte fuqinë e rrjeteve sociale për të ndërgjegjësuar votuesit. 

Pas kësaj përvoje, Rahim punoi në Zyrën e Strategjisë Digjitale të Shtëpisë së Bardhë, më pas në Uber, ku ndihmoi në hartimin e legjislacionit për shërbimet e transportit të përbashkët. Në vitin 2016, ajo iu bashkua fushatës presidenciale të Hillary Clinton dhe më pas kaloi në botën e modës, si Drejtoreshë e Komunikimit në revistën “Vogue” nga viti 2017 deri në 2018. 

Në atë periudhë, ajo bashkëpunoi me emra të njohur nga moda, arti dhe politika, duke përpunuar aftësi që më vonë do të ishin vendimtare për të ndërtuar imazhin publik të Mamdanit. 

Kohët e fundit, Rahim ka punuar si konsulente e pavarur komunikimi, me klientë të njohur si A24, Mariah Carey dhe Netflix. 

Një fushatë e bazuar në autenticitet 

Për fushatën e Mamdanit, Rahim ndërtoi një strategji që bazohej në autenticitet dhe kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetet, veçanërisht ato që zakonisht anashkalohen nga fushatat tradicionale. Ajo kuptoi se prania e fuqishme në rrjetet sociale nuk mjaftonte, nëse nuk mbështetej nga përfshirja reale në terren. 

Sipas New York Times, Rahim organizoi një kalendar intensiv aktivitetesh ku videot për TikTok dhe Instagram xhiroheshin mes takimeve të shumta me banorët. Mamdani fliste në spanjisht dhe hindi, duke iu drejtuar punëtorëve e komuniteteve shumëkulturore të qytetit. 

“Ka bangladeshas apo njerëz nga Afrika Perëndimore që nuk kishin votuar kurrë në një primare për kryebashkiak”, shpjegoi Rahim. “Por kur shohin dikë që shkon në xhamitë e tyre dhe e trajton lagjen e tyre me respekt, ata ndihen përfshirë”, shtoi ajo. 

Sot, në New York jetojnë rreth një milion banorë myslimanë. 

Përballja me sulmet 

Strategjia e Rahim përfshinte edhe mënyrën e reagimit ndaj sulmeve politike. Kur Andrew Cuomo bëri komente që u cilësuan si islamofobike nga mbështetësit e Mamdanit, Rahim reagoi menjëherë, duke e dënuar publikisht retorikën e tij. 

“Ai po përpiqet të tërheqë votuesit myslimanë vetëm duke thënë shikoni këtë myslimanin e keq, është një taktikë e dëshpëruar e një njeriu që nuk ka asgjë për t’u thënë myslimanëve”, deklaroi ajo për CNN. 

Një ekip fitues dhe një tranzicion historik 

Rahim bashkëpunoi ngushtë me figura kyçe të fushatës si Maya Handa, Tascha Van Auken dhe Faiza Ali, të cilat patën një rol vendimtar në fitore. Van Auken, drejtoi një operacion masiv vullnetarësh që trokiti në 1.6 milion dyer vetëm gjatë primareve, duke realizuar 247 mijë biseda me votuesit. 

Në zgjedhjet e përgjithshme, rrjeti i vullnetarëve u zgjerua në mbi 90 mijë persona. 

Fushata ndërthurte organizimin klasik derë më derë me videot online që bëheshin virale. 

Videot e Mamdanit në internet grumbulluan dhjetëra miliona shikime, por mbi të gjitha, fushata ruajti, siç e përshkruan ekipi, “kulturën e lidhjes”, në vend të “kulturës së shfrytëzimit” tipike të fushatave tradicionale. 

Pas fitores së Mamdanit më 4 nëntor, ai shpalli një ekip tranzicioni totalisht me gra, ku përfshihen: Zara Rahim, ish-kryetarja e Komisionit Federal të Tregtisë Lina Khan, ish-nënkryetarja e Bashkisë Maria Torres-Springer, presidente e “United Way” Grace Bonilla, dhe ish-nënkryetarja Melanie Hartzog. 

Ky ekip do të drejtojë përgatitjet ndërsa Mamdani do të marrë detyrën më 1 janar 2026, duke hyrë në histori si kryebashkiaku i parë mysliman, i pari me origjinë nga Azia Jugore dhe më i riu në më shumë se 100 vjet në krye të New York-ut. Artikull i Fortune, nga Dave Smith 

Next Post
“Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

“Ne nuk do sulmojmë prokurorë apo gjykatës”, Spiropali përgjigjet për hetimet e SPAK: Nuk ka të paprekshëm në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In