• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trupat irakiane po i afrohen Mosulit, baza e ISIS-it

by Java News
18/06/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një komandant irakian thotë se trupat e qeverisë po avancojnë në bazën e fundit të grupit ekstremist, Shteti Islamik (ISIS), në Mosul, që është qyteti i dytë më i madh në Irak, pas kryeqytetit, Bagdad.

Gjenerali Abdul-Amir Rasheed Yarallah, që i komandon operacionet e ushtrisë në rajonin Ninevah, tha se forcat speciale irakiane, ushtria e rregullt dhe policia federale, po marrin pjesë në operacionin për rimarrjen e Qytetit të Vjetër të Mosulit, që ka filluar sot, raporton REL.“Sulmet e para ajrore filluan aty kah mesnata”, tha një oficer i komandës së operacioneve në Ninevah, dhe shtoi se “forcat e sigurisë në agim kanë filluar të depërtojnë në pjesë të Qytetit të Vjetër”.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e kishte marrë kontrollin ndaj Mosulit në vitin 2014, duke e shpallur atë “kalifat” për territoret të cilat i kontrollon.

Forcat irakiane, të mbështetura nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë bërë presion të vazhdueshëm gjatë ofensivës së gjatë disamuajshe, për ta rimarrë Qytetin e Vjetër, në pjesën perëndimore të qytetit, nga militantët e Shtetit Islamik.

Marrja e kontrollit në Qytetin e Vjetër, i banuar me popullatë të dendur, është i rëndësisë madhore për kthimin e tërë qytetit të Mosulit nën kontroll të Qeverisë së Irakut.

Konsiderohet se afro 150 mijë civilë janë të bllokuar në Qytetin e Vjetër, ndërsa militantë i përdorin ata si mburojë njerëzore, ka thënë koordinatorja për çështje humanitare e Kombeve të Bashkuara, Lise Grande. Sipas saj, kushtet janë “dëshpëruese” pasi mungon ushqimi dhe uji i pijshëm.

Në tetor të vitit të kaluar, forcat irakiane e kanë lansuar ofensivën për Mosul dhe në muajin janar të këtij viti është rimarrë pjesa lindore e Mosulit, ndërsa në shkurt ka filluar operacioni për marrjen e pjesës tjetër.

 

Lëvizja e fundit kah Qyteti i Vjetër i Mosulit u bë një ditë pasi ushtria e Irakut tha se forcat sunite të saj dhe luftëtarët fisnorë sunitë i kanë përzënë ekstremistët e Shtetit Islamik nga kalimi kufitar, Al-Waleed, afër Sirisë. Ky lokalitet ishte marrë para tri vjetësh nga Shteti Islamik.

Në kumtesën e ushtrisë së Irakut u tha se aeroplanët amerikanë dhe ata irakianë i kanë mbështetur forcat tokësore në ofensivën në kufirin perëndimor të Irakut.

Al-Ëaleed është matanë qytetit kufitar sirian, Al-Tanf, ku është e vendosur një bazë amerikane, nga e cila ndihmohen forcat që luftojnë kundër Shtetit Islamik dhe kundër Qeverisë së Sirisë dhe aleatëve të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, gjatë luftës civile tashmë gjashtëvjeçare në Siri.

Në qershor të vitit 2014, Shteti Islamik e kishte okupuar lokalitetin Al-Ëaleed, derisa militantët kishin okupuar territore të gjëra në Siri dhe Irak, ndërsa kryeqytete ishin shpallur Raka në Siri dhe Mosuli në Irak.

Derisa ishte në Al-Waleed, grupi ekstremist e kishte kontrollin ndaj kufirit ndërmjet Sirisë dhe Irakut. Në atë kohë, ata synonin eliminimin e kufirit dhe krijimin e “kalifatit” për territorin në dy shtetet arabe.

Por, luftëtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Irak dhe Siri, tash po u bëjnë presion forcave të Shtetit Islamik dhe po përpiqen që përfundimisht t’i përzënë militantët nga dy kryeqytetet e vetëshpallura.

Veç mbështetjes për forcat qeveritare irakiane, Shtetet e Bashkuara i përkrahin edhe kryengritësit sirianë dhe kurdë, që luftojnë kundër qeverisë së Assadit në Siri. Rusia dhe Irnai e mbështesin Assadin. Prania e forcave amerikane në anën siriane, afër vendit Al-Tanf, i ka parandaluar forcat shiite të mbështetura nga Irani, të cilat e përkrahin Assadin, që të marrin furnizime përgjatë rrugës kryesore Bagdad – Damask.

Marrja e kontrollit në Al-Ëaleed me gjasë do t’i lehtësojë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara atje.Në fillim të këtij muaji, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se e kishte eliminuar një njësi të forcave të mbështetura nga Irani, që luftonin për Assadin, derisa ishin afruar kah baza në Al-Tanf.

Rusia e ka kritikuar këtë sulm duke e cilësuar si “akt të agresionit”.Pentagoni më 14 qershor ka shpallur vendosjen e një sistemi special të artilerisë mobile në bazën Al-Tanf. Kjo shpallje, po ashtu, ishte kritikuar nga Rusia.

Rreth qytetit Raka në Siri, forcat siriane demokratike të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë marrë territor në pjesën veriore, lindore dhe perëndimore të qytetit, derisa ato përgatiten për sulmin final kundër këtij qyteti, që është bazë e grupit ekstremist, Shteti Islamik. (b.an)

Next Post
A kanë qepët e kuqe superfuqi? (Dhe një recetë e thjeshtë gatimi)

A kanë qepët e kuqe superfuqi? (Dhe një recetë e thjeshtë gatimi)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

Probleme teknike në Air Force One, Trump udhëton drejt Davos me avion rezervë

January 21, 2026
Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

Ndërprerje të energjisë dhe borë në disa akse rrugore në Korçë

January 21, 2026
Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

Referencat e ndërtesave për banim në fshat, ja në cilat zona çmimet do barazohen me qytetin

January 21, 2026
Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

Netanyahu pranon ftesën e Trump-it për t’u bashkuar në Bordin e Paqes

January 21, 2026
Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve

January 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

January 21, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

January 21, 2026
Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

Trump ashpërson qëndrimin për Groenlandën para Davosit: Nuk ka më kthim mbrapa

January 21, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme me shi dhe shtrëngata, temperaturat nuk ndryshojnë

January 21, 2026
21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

21 Janari, Rama: Drejtësia i ngjan një breshke, por sado të vonojë nuk do të harrojë

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In