• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Pas takimit në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të Ramës në Uashington

by A R
21/01/2026 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Davos, po punohet intensivisht për një vizitë të tij në Uashington, e cila nuk përjashtohet të ndodhë së shpejti.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli tha se pritej një zhvillim nga SHBA që në Tiranë do të interpretohej si mbështetje për qeverinë.

“Unë kam paralajmëruar që pritet diçka nga SHBA që në Tiranë do të lexohet si mbështetje për qeverinë dhe takimi në Davos nuk e përjashton një vizitë të radhës së Ramës në Uashington, jo domosdoshmërish për të takuar Trump. Ftesa e Shqipërisë në Bordin e Paqes ngjan se është një dhuratë. Kjo duhet parë në dy këndvështrime. Pjesëmarrja e Shqipërisë në një institucion të tillë të krijuar, për shkak të rrethanave konkrete, peshës modeste që ka Shqipëria nuk është më shumë sesa një numër më shumë në rreshtin e shumë vendeve. Nëse në këtë segment kjo nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme, në Shqipëri kjo bëhet e tillë për të deklasifikuar narrativën e opozitës që po flet për një dimër në marrëdhëniet e kryeministrit me administratën e Trump”, u shpreh Vangjeli.

Duke iu referuar reagimeve të opozitës, Vangjeli tha se çdo zhvillim ndërkombëtar, sado pozitiv qoftë, në Tiranë shpesh shndërrohet në produkt absurd.

“Në Tiranë, në mënyrën më absurde të mundshme ka shpërthyer gara mes opozitës e drejtuar nga dikush që është zyrtarisht non grata nga SHBA dhe shefit të qeverisë të cilit i konsiderohet mëkat që mund të ketë ftohje të marrëdhënieve të tij personale me administratën e Trump. Ka një magji të frikshme, sa herë që ne marrim diçka qoftë dhe të shenjtë këtu brenda, e trazojmë me mjetet dhe mekanizmat tona dhe e shndërrojmë në produkt absurd”, theksoi ai.

Next Post
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për “Bordin e Paqes”: Përpjekje e SHBA për të spostuar OKB-në dhe forcuar udhëheqjen e vetme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com