• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trumpit s’i ndahen telashet, largohet edhe avokati Cobb

by Java News
03/05/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati kryesor i Donald Trump, që kishte në dorë mbrojtjen e presidentit përballë hetimit të prokurorit special mbi pretendimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, ka dhënë dorëheqjen në tronditjen e fundit që pëson ekipi ligjor i Shtëpisë së Bardhë.

Ty Cobb do të tërhiqet në fund të muajit dhe pritet të zëvendësohet nga Emmet Flood, një veteran që përfaqësoi Bill Clintonin në kohën kur ky i fundit doli përpara gjyqit.

Cobb i tha “New York Times”-it këtë të mërkurë se kishte informuar Trumpin për vendimin e tij disa javë më parë. “Ka qenë një nder për mua t’i shërbeja vendit tim në këto nivele, si në Shtëpinë e Bardhë”, citohet të ketë thënë ai. “I uroj gjithë të mirat kujtdo në këtë detyrë”.

Cobb ishte njeriu kyç që është marrë me hetimin e prokurorit special Robert Mueller për hetimin e Rusisë. Në një incident të paharrueshëm të shtatorit të vitit të kaluar, avokati u përgjua pa dashje nga një reporter mbi këtë çështje teksa fliste me John Doëd, një tjetër pjesëtar i ekipit ligjor, në një restorant pranë Shtëpisë së Bardhë.

Doëd dha dorëheqjen në mars, disa ditë pasi Trump kishte këmbëngulur në “Twitter”, duke thënë se “ishte tepër i lumtur me avokatët e tij, John Dowd, Ty Cobb dhe Jay Sekulow”. Sipas tij, ata po bënin një punë të mirë, por prej tyre, vetëm Sekuloë duket se po i mbijeton stuhisë së ekipit ligjor.

Raportimet në media të ndryshme sugjerojnë se Trump është zhgënjyer me qasjen këshilluese të Cobb dhe po kërkonte për avokatë të tjerë më luftarakë, model i ish-mentorit të tij, Roy Cohn. I rekrutuari më i fundit i tij në ekipin ligjor është Rudy Giuliani, e pas tij pritet të jetë edhe Flood, që përfaqësoi gjithashtu edhe ish-zv.presidentin Dick Cheney në çështje private.

Tërheqja e Cobb vjen në një kohë kur ekipi personal ligjor i presidentit po negocion kushtet e një intervistimi të mundshëm të Trumpit nga prokurorët federalë, e pikërisht një ditë pasi Doëd zbuloi se ekipi i Muellerit kishte menduar lëshimin e një fletëthirrjeje për Trumpin që në muajin mars.

“New York Times” publikoi këtë javë një dokument të rrodhi nga zyrtarë të lartë me 49 pyetje, që besohet se prokurori special pritet t’ia bëjë presidentit për të marrë përgjigje, përgatiti Bota sot. (b.an)

Next Post
Mal i ZI/Punëtorët sezonalë shqiptarë në Tuz për 15 euro

Mal i ZI/Punëtorët sezonalë shqiptarë në Tuz për 15 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In