• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trumpi do largohet një ditë nga Shtëpia e Bardhë, por asgjë s’do jetë si më parë

by Java News
18/12/2018 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ivan Krastev/

Vjenë- Për një evropian, vizita në Shteteve të Bashkuara këto ditë, i ngjan paksa shkuarjes tek dentisti:dhëmbët janë të sëmurë, aroma juaj e gojës është problematike, dhe ju dilni që andej me një shije të keqe të vazhdueshme.

Kohët e fundit, qëndrova për 3 muaj në Uashington me ftesë të fondacionit Henry A.Kissinger. Mesa duket, detyra ime ishte të arrija një kuptim të një bote që ishte e egër. Por unë mendoj se gjatë kohës së qëndrimit tim atje, e vetmja gjë që arrita në realitet, ishte një konfuzion i një niveli të lartë.

Nuk qe vizita ime e parë në Amerikë, por kjo ishte më shqetësuesja. Ajo që e gjeta të ishte kaq shqetësuese, ishte polarizimi i përhapur politik që ka kapluar vendin. Është gjithashtu e qartë se Amerika është bërë më e mbyllur në vetevete, dhe më e prirur të besojë në teoritë e konspiracionit.

Dhe në Uashington tani, njerëzit nuk janë në gjendje të diskutojnë asgjë, përveç Presidentit Trump. Ata flasin për presidentin, edhe kur pretendojnë se flasin për diçka tjetër. Është gjithnjë Trump, gjatë gjithë kohës. Të vetmit njerëz që shmangin së folurit për Trump, janë ata që punojnë për të.

Kur vizitoja dikur Uashingtonin, njerëzit në qeveri ishin të etur të flisnin me mua, një analist, për gjithçka, që nga lufta në Ukrainë,  deri tek tregtia me Bashkimin Evropian. Ata donin që argumentet e tyre të dëgjoheshin në kontinent, dhe donin mendimin e të huajve mbi ngjarjet botërore.

Por zyrtarët në administratën Trump, distancohen nga shumë njerëz – sidomos të huajt si unë. Ndoshta ata kanë frikë se ne mund të kuptojmë, që edhe zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë kanë shumë informacione, në lidhje me atë që presidenti planifikon të bëjë në të ardhmen.

Megjithatë ata që duan të flasin në emër të zotit Trump, e paraqesin politikën e jashtme jo-ortodokse, si të ngjashme me atë të Riçard Niksonit. Por ajo që unë nuk mund të kuptoj dot në këto biseda, është se kush e luan këtë herë Henri Kisingerin.

Ndryshe nga zyrtarët qeveritarë, kritikët e presidentit në botën e think-tankeve dhe mediave, duken të etur për të biseduar me evropianët. Kjo është një lloj psikoanalize e pafundme, në të cilin nuk është e lehtë të kuptojmë se kush është pacienti, dhe kush analisti.

Teksa takova dhjetëra njerëz të tillë përreth Uashingtonit, dëgjova të njëjtat gjëra:Trump është rastin më të mirë një president i rastësishëm; ai është një president i pakicës; ai u zgjodh nga rusët; dhe në një farë pike (edhe pse jo shumë shpejt) do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Pas kësaj bisede fshihet një kombinim i ankthit dhe shpresës – ankthi rreth asaj që zoti Trump ka shkatërruar, dhe shpresës se sapo ai të jetë larguar nga detyra, çdo gjë do të rikthehet në normalitet. Kjo pjesë është e njohur.

Një shpresë të ngjashme, e kam ndeshur edhe në Evropë. Në shumicën e kryeqyteteve evropiane, politikëbërësit duan të besojnë se para se të jetë shumë vonë, Trump do të zhduket nga skena dhe rendi botëror – duke përfshirë aleancat e ngushta midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara – do të rikthehet të jetë ai që ishte dikur.

Por ky është është sekreti i pistë, që kam mësuar gjatë 3 muajve të qëndrimit tim në Uashington: Kjo nuk është e vërtetë. Bota nuk do të jetë më si dikur, edhe nëse demokratët do ta fitojnë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020. Dhe kjo jo thjesht sepse edhe nëse zoti Trump do të jetë larguar, në mbarë botën shumë nga liderët Trumpianë  do të vazhdojnë të mbeten në pushtet.

Shumë nga ndryshimet që ka sjellë Trump në politikën e jashtme të Amerikës, do të ekzistojnë edhe shumë kohë pasi ai të ketë lënë presidencën. Kur është fjala për rolin e Amerikës në botë, ai mund të përfundojë duke qenë më konsekuent sesa Xhorxh Ë.Bush apo Barak Obama.

Momenti Trump në fund mund t’i ngjajë momentit Truman, kur për një periudhë të shkurtër, Amerika ndryshoi në mënyrë dramatike pikëpamjet e saj mbi botën. Kjo mund të jetë një gjë e vështirë për t’u gëlltitur nga evropianët, por ky është mesazhi që po sjell me vete nga Uashingtoni.

Bota e post-Trumpiane, nuk do të jetë bota para-Trumpit. Presidenca e zoti Trump, ka sjellë dy ndryshime të rëndësishme, që kanë të ngjarë të jenë të qëndrueshme. Së pari, me administratën e tij, amerikanët kanë humbur besimin në jashtëzakonshmërinë e tyre.

Nuk janë vetëm presidentët, por edhe brezi i mijëvjeçarit (të cilët kryesisht e kundërshtojnë), që nuk ndajnë besimin se Amerika është një “komb i domosdoshëm”, dhe me një detyrim moral për ta bërë botën të sigurt për demokracinë. Dallimi është se ndërsa brezi i ri beson se Amerika vështirë se është më e mirë se sa vendet e tjera, Trump beson se nëse Amerika dëshiron të mbrojë udhëheqjen e saj globale, ajo duhet të jetë më e mirë se të tjerat.

Së dyti, nën presidencën Trump, rivaliteti me Kinën është bërë parimi organizues i politikës së jashtme amerikane. Republikanët dhe demokratët, nuk pajtohen mbi gati asgjë sot. Por një fushë ku duket se ka konsensus mes tyre, është se Amerika duhet të ndryshojë politikën e saj ndaj Kinës.

Vetëm disa shpirtra të humbur në Uashington, vazhdojnë të besojnë se zhvillimi ekonomik i Kinës, do të çojë në një hapje politike. Tani ekziston një konsensus, se lejimi i Kinës për t’iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë në vitin 2001 ishte një gabim, dhe se në qoftë se Amerika nuk arrin ta frenojë tani ekspansionin gjeopolitik të Kinës, nesër do të jetë e pamundur ta bëjë këtë.

Sipas mendimit tim, ankthi i Amerikës në lidhje me Kinën, është kuptimi i faktit se autoritarizmi i të dhënave të mëdha dhe miqësor ndaj tregtisë i Kinës, është një kundërshtar shumë më i rrezikshëm për demokracitë liberale sesa komunizmi sovjetik.

Është e zakonshme të dëgjosh sot evropianët, të shfaqin nostalgji për Luftën e Ftohtë, një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore, u bashkuan në një aleancë kundër Bashkimit Sovjetik. Por amerikanët nuk e ndajnë këtë nostalgji. Ata po kërkojnë aleatë të rreshtuar kundër Kinës.

Dhe përplasja me Pekinin, nuk është diçka për të cilën janë të interesuar shumica e evropianëve. Do të ishte një tragjedi, dhe më keq akoma një gabim, nëse evropianët nuk do të arrijnë ta kuptojnë se marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara do të përcaktohen nga Kina, jo vetëm tani, por edhe pasi zoti Trump të kenë lënë detyrën që mban.

Dhe që Evropa të ketë një qëndrim të qartë në përplasjen e ardhshme midis Uashingtonit dhe Pekinit, do të jetë shumë më e dhimbshme sesa të shkosh tek dentisti.

Shënim: Ivan Krastev, është kryetar i Qendrës për Strategjitë Liberale, anëtar i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë, dhe autori i librit më të fundit “Pas Evropës”.

Burimi: New York Times – Bota.al

Next Post
Sandër Lleshi mesazh policisë: Udhëhiquni nga detyra, nderi dhe atdheu!

Pranimi i ushtarakëve në radhët e policisë, debate në Komisionin e Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In