• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimi i ushtarakëve në radhët e policisë, debate në Komisionin e Sigurisë

by Java News
18/12/2018 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Sigurisë miratoi projektligjin për ndryshimet në Policinë e Shtetit që ka qëllim hapjen e këtij institucioni për të pranuar elementë me cilësi më të lartë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u bëri thirrje studentëve që t’i bashkohen Akademisë, pasi Policia e Shtetit ka nevojë për mbi 315 n/komisarë. Ai tha se Policisë së Shtetit i duhet një cilësi e re.

“Kriteret e pranimit do të jenë shumë të rrepta për t’u inkurajuar që të futen në polici kapacitete të larta, kemi nevojë për cilësi të re.

Ndoshta është rasti për të laçuar një nismë; së shpejti do të kemi mundësi për të adresuar te akademia e policisë për një trajnim modern për të filluar një karrierë në policinë e shtetit. E fillojnë direkt me gradën n/komisar. Numri nuk do të jetë i vogël, përkundrazi, pasi na duhen 315 n/ komisarë të rinj.

Studentët pas kursit do të dalin direk me këtë gradë. Studentë të talentuar ti bashkohen policisë së shtetit. Sot kemi me diplomë universitare edhe ushtarë në ushtri për shkak të prodhimit të madh të universiteteve” – tha ai.

Pika kryesore e ligjit për ndryshimet që parashikohen që të bëhen është ajo për pranimin e ushtarakëve në Policinë e Shtetit. Referuar kësaj pike, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se: “Ata që vijnë në policinë e shtetit nuk duhet të jenë ushtarakë aktivë, pra duhet të jenë civilë që të pranohen, të kenë hequr dorë nga ushtria. Qëllimi i kësaj dispozite lidhet me nevojën e përhershme që Policia e Shtetit ka për specialitete të veçanta të cilat nuk mund të përgatiten as universitetet e vendit, dhe as nga Akademia e Policisë.

Specialitete të tilla, të rralla, si ato të fushave kanë të bëjnë me lëndët plasëse dhe eksplozive, me lëndë kimike, me operacione speciale, etj., mund të ofrohen vetëm nga pjesëtarë të forcave të armatosura qofshin aktiv apo në rezervë, për arsye se vetëm forcat e armatosura i prodhojnë këto kategori profesionesh, të cilat ndërkohë Policia e Shtetit ka nevojë” – tha ai.

Në këtë pikë mes anëtarëve të komisionit, vetëm nga shumica, pasi opozita nuk ishte e pranishme, kishte një debat. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu u shpreh se projektligji ka ngjallur reagime dhe shqetësime në radhët e policisë së shtetit, prandaj kërkoi që të specifikohet pozicioni ku do të punësohen ushtarakët. Socialisti kërkoi që të përcaktohen kuotat dhe funksionet e veçanta, që nuk ofrohen nga akademia dhe pozicionet që do të marrin ushtarakët, pa rrezikuar pozicionet e punonjësve të policisë.

“Ka qindra punonjës të policisë së shtetit që janë të shqetësuar për këtë. Ne e hapëm rrugën, por aty ku kanë mundësi të japin kontribut dhe jo kudo. Ata që vijnë në polici të shkojnë atje ku janë profilizuar, jo si dukur, pasi e hedhim në erë si dikur. Punonjësit e policisë nuk mund të konkurohen nga këta që do të vijnë, pasi kanë një jetë në luftë me kriminelët. Pra, të japin një kontribut, por jo kudo”.

Debati dhe ngritja e tonit nga Ndreu nuk kaloi pa batuta nga Xhemal Qefalia i cili tha se “Nuk jemi duke folur si punonjës policie, por si deputetë”. Gjithashtu ministri Lleshaj duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PS, Spartak Braho, pranoi se në radhët e Policisë së Shtetit mund të pranohen edhe individë që më parë kanë qenë pjesë e Shërbimit Informativ. /a.meta

Next Post
Largimi i emigrantëve, euro forcon pozitat ndaj lekut

Fundviti, leku forcon ndjeshëm pozitat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

Protesta në ditën e 100-të, paralajmërohet rrethimi i Kryeministrisë përsëri!

September 7, 2026
VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

VIDEO/ Terror në Paradën e Brooklyn në SHBA, një person sulmon me thikë në shesh, të paktën 3 të plagosur! Shikoni pamjet

September 7, 2026
VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

VIDEO/ ‘Lamborghini’ me 200 km në orë aksidentohet dhe shpërthen në mes të Parisit, 2 të vdekur! Pamje tronditëse nga vendngjarja

September 7, 2026
Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

Mbreti Charles jep urdhrin për Princin Harry dhe Meghan Markle: Do jetojnë në Britani, por s’do ketë rikthim në detyra mbretërore

September 7, 2026
Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

Zjarri shkrumbon shtëpinë e pabanuar në Levan, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike!

September 7, 2026
“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

September 7, 2026
Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

Përgjigje për Ben Blushin: Kinemaja shqiptare po hyn në “lule të rinisë”

September 7, 2026
VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

September 7, 2026
Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!

Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!

September 7, 2026
Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com