• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump zgjedh disa nga personat që do të mbajnë role kyçe në qeverinë e tij

by Java News
14/11/2016 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy prej roleve kyçe në administratën e tij të ardhshme, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump ia caktoi një zyrtari të lartë të Partisë Republikane dhe një shefi konservator mediatik.

Reince Priebus, kreu i Komitetit Kombëtar republikan, do të jetë shefi i tij i stafit, ndërsa Stephen Bannon, ish-drejtues i rrjetit të lajmeve Breitbart, që lobon kundër Uashingtonit, u zgjodh si kryestrateg i Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltar i lartë.

Në një deklaratë të publikuar nga stafi i tij, republikani i vlerësoi zgjedhjet e tij si tepër të kualifikuar dhe tha se do të punonte me ta për t’i kthyer madhështinë Amerikës. “Steve dhe Reince bënë një punë të shkëlqyer gjatë fushatës dhe jam i entuziasmuar që do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës sonë të suksesshme”, ishin fjalët e Trump.

44-vjeçari Priebus shërbeu si urë lidhëse mes manjatit të pasurive të paluajtshme dhe establishmentit të Partisë Republikane gjatë fushatës elektorale. Ai është i afërt me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, i cili mund të ketë një rol kyç në hartimin e axhendës legjislative të administratës së re. I zgjedhur në krye të Komitetit Republikan në vitin 2011, Preibus ishte zëdhënës dhe grumbulluesi kryesor i fondeve gjatë fushatës. Postin e ri në Shtëpinë e Bardhë e quajti një nder të madh dhe theksoi se në fokusin e punës së tyre do të jetë krijimi i një ekonomie që funksionon për të gjithë, sigurimi i kufijve, zëvendësimi i “Obamacare” dhe shkatërrimi i terrorizmit islamik. Sipas analistëve, një prej sfidave më të mëdha të administratës së re do të jetë pajtimi i Trumpit me eksponentet kyç të partisë, pas përçarjeve të thella që dolën në sipërfaqe gjatë zgjedhjeve paraprake.

Ndërkohë, 62-vjeçari Bannon, një ish-oficer marine, investitor dhe producent hollivudian, mori drejtimin e Breitbart në vitin 2012.Ai është pjesë e lëvizjes alternative të djathtë që refuzon si ideologjinë e majtë, ashtu edhe konservatorizmin tradicional, shkruan tch.

Trump, që pritet të marrë zyrtarisht mandatin në 20 janar, zhvilloi një bisedë me presidentin kinez Xi Jinping, me të cilin ra dakord të takoheshin së shpejti. Përfaqësues të presidentit të zgjedhur që ka akuzuar në mënyrë të vazhdueshme Kinën për praktika të padrejta tregtare, thanë se dy liderët kishin respekt të ndërsjelltë për njëri-tjetrin.

Ndërkohë, në intervistën e parë pas fitores, republikani konfirmoi se do të ndërtonte murin ndarës në kufirin me Meksikën, e se do të deportonte apo dënonte menjëherë 2 deri në 3 milionë emigrantë të paligjshëm me të dhëna kriminale./a.k

Next Post
Bruksel, Rama: Garanci nga BE për çeljen e negociatave, nevojë urgjente Vettingu

Bruksel, Rama: Garanci nga BE për çeljen e negociatave, nevojë urgjente Vettingu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

Thellohet përplasja mes Ukrainës dhe Hungarisë, Viktor Orban: Më kanë kërcënuar mua dhe familjen time

March 12, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

March 12, 2026
“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

“Ai ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!’, Vuçiç ironizon Ramën pas deklaratave për median turke

March 12, 2026
Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

Gati për paqe? Presidenti i Iranit tregon kushtet: SHBA dhe Izraeli të paguajnë dëmet dhe të garantojnë se…

March 12, 2026
Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

Rritet numri i personave me probleme në veshka, mjekja nefrologe: Shkak stili i jetesës dhe kequshqyerja

March 12, 2026
Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

Zgjedhja e Presidentit/ AAK: Kurti përgjegjës për krizën në Kosovë! Vendimi për shpërndarjen e Parlamentit, i drejtë

March 12, 2026
“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

“Janë të mirëpritur, por më mirë mos të vijnë”, Trump habit me deklaratën për ekipin iranian të futbollit në Botërorin 2026

March 12, 2026
Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

March 12, 2026
Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In