• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse ai rizgjidhet President

by A R
05/09/2024 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç e kishte premtuar më parë gjatë fushatës për presidencialet e nëntorit, Donald Trump ka konfirmuar edhe njëherë se dëshiron ta ketë Elon Musk pjesë të administratës së tij.

Kandidati republikan për president, njoftoi sot se nëse rizgjidhet do të krijojë një komitet për të vlerësuar dhe kontrolluar punën e qeverisë, duke shtuar se Elon Musk , i cili kishte sugjeruar krijimin e këtij komiteti, ka pranuar edhe ofertën për ta drejtuar atë.

Trump e njoftoi postin që Musk do të mbajë gjatë një fjalimi para drejtuesve të lartë të biznesit në Nju Jork, ndërsa Wall Street Journal ishte e para që raportoi më herët sot se ai do të mbështeste publikisht krijimin e një komisioni të tillë.

Ish-presidenti ka folur me stafin e tij për javë të tëra për idenë e formimit të një komiteti për të mbikëqyrur efektivitetin e punës së qeverisë, thanë njerëz me njohuri për ato bisedime.

Sot, megjithatë, ishte hera e parë që ai miratoi publikisht idenë, e cila është paraqitur nga Musk, një donator i madh dhe mbështetës i shquar i Trump për rizgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Komiteti që dyshja Musk-Trump do të ngrenë, pritet që të kryejë “një auditim gjithëpërfshirës financiar dhe të performancës së të gjithë qeverisë federale” dhe do të bëjë rekomandime për reforma drastike, shkruan A2.

Vetë Musk kishte përsëritur më herët se ishte i hapur për të qenë pjesë e atij komiteti. “Mezi pres t’i shërbej Amerikës nëse paraqitet mundësia“, shkroi Musk në platformën e tij ‘X’.

/a.r

Next Post
Pak ditë pasi vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla pozonte i qeshur me bashkëpunëtorin

Pak ditë pasi vrau babanë dhe e hodhi në pus, Esmerald Balla pozonte i qeshur me bashkëpunëtorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Provokimi i Edi Ramës me Jack Smith, si një fjalim shumë shqiptar

February 19, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In