• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump urdhëron shpërbërjen e 7 agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyr Zërin e Amerikës

by E S
15/03/2025 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten (14 mars 2025), duke kërkuar shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe mediat e tjera të financuara nga qeveria amerikane në mbarë botën.

Sipas New York Times, Trump u kërkoi drejtuesve të këtyre agjencive, të cilat merren me çështje si ndërmjetësimi në punësim dhe parandalimi i pastrehësisë, që të heqin çdo funksion që nuk është i detyrueshëm me ligj. Ai gjithashtu i udhëzoi ata që të reduktojnë në minimum veprimtarinë e funksioneve të tyre ligjore dhe numrin e stafit, sipas kërkesave minimale të ligjit, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Në kuadër të kësaj mase të marrë nga presidenti republikan agjencia qeveritare që drejton Zërin e Amerikës, AgjenciaA Amerikane për Mediat Globale, ka ndërmarrë hapa për të ndërprerë kontratat me Associated Press (AP), Reuters dhe Agence France-Presse (AFP), duke u kërkuar gazetarëve të saj të premten të ndalojnë përdorimin e materialeve nga këto agjenci lajmesh.

Lake, ish-gazetare e kthyer në politikane republikane, e cila u përzgjodh nga Presidenti Donald Trump për të drejtuar Zërin e Amerikës, vlerësoi se ky veprim do të kursejë 53 milionë dollarë.

Ndërsa priste miratimin zyrtar për të marrë detyrën, Lake u emërua këshilltare speciale në Agjencinë Amerikane për Mediat Globale, e cila mbikëqyr Zërin e Amerikës dhe organizata simotra si Rdio Evropa e Lirë.

Ajo njoftoi të enjten në rrjetet sociale se po i jepte fund “kontratave të kushtueshme dhe të panevojshme” me këto agjenci lajmesh.

“Nuk duhet të paguajmë organizata të jashtme lajmesh që të na tregojnë çfarë është lajm,” tha Lake, e cila kandidoi pa sukses për guvernatore të Arizonës.

“Me një buxhet prej gati një miliard dollarësh, duhet të prodhojmë vetë lajmet. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, taksapaguesit amerikanë duhet të dinë pse”.

Në një takim të premten, gazetarëve të Zërit të Amerikës iu tha të ndalonin përdorimin e materialeve nga agjencitë e lajmeve në raportimet e tyre, sipas disa gazetarëve që folën në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar të bënin deklarata publike mbi këtë çështje.

Në shumë organizata mediatike, raportet me audio, video dhe tekst nga agjencitë e lajmeve përdoren për të plotësuar raportimet nga vendet ku vetë organizata nuk ka gazetarë.

AP, Reuters dhe AFP nuk pranuan të komentojnë të premten.

Lëvizja e VOA vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes shtypit dhe Shtëpisë së Bardhë janë të tensionuara.

Associated Press ka ngritur padi pasi Shtëpia e Bardhë ndaloi gazetarët e saj nga pjesëmarrja në grupet e shtypit, Pentagoni ka larguar disa reporterë nga pozicionet e tyre të zakonshme, dhe organizatat mediatike janë përballur me padi dhe hetime nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Ashtu si shumë prej përpjekjeve të tij për të zvogëluar qeverinë, ky urdhër duket se teston kufijtë e autoritetit të presidentit.

Për shembull, agjencia që mbikëqyr Zërin e Amerikës, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale, është e krijuar nga Kongresi si një institucion i pavarur dhe Kongresi miratoi një ligj në vitin 2020 për të kufizuar fuqinë e drejtorit ekzekutiv të emëruar nga presidenti.

Përveç Zërit të Amerikës, Agjencia për Mediat Globale financon edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria dhe Radio Azia e Lirë. Organizata, me një buxhet prej rreth 270 milionë dollarësh dhe më shumë se 2,000 punonjës, transmeton në 49 gjuhë dhe ka një audiencë të vlerësuar prej mbi 361 milionë njerëz në javë.

Next Post
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In