Ashtu siç ka bërë gjatë gjithë periudhës në krye të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump duket se do të vazhdojë t’i thyejë traditat presidenciale deri në ditën e fundit të mandatit.
Trump ka vendosur të mos shtyjë ekzekutimet e 5 të dënuarve me vdekje që janë parashikuar gjatë fazës së kalimit të pushtetit tek pasardhësi i tij Joe Biden. Prej 130 vitesh është bërë si traditë që presidentët i shtynin këto ekzekutime për t’u dhënë të dënuarve mundësinë e lehtësimit të dënimit kapital nga pasardhësit.
Dy ekzekutimet e para bëhen që këtë javë. Dënimi me vdekje u rikthye me vendim të Gjykatës Supreme në vitin 1988, por deri para marrjes së detyrës nga Trump janë kryer vetëm 3 ekzekutime të të dënuarve me vdekje, të gjitha gjatë presidencës Bush. Mesa duket Trump kërkon të lerë një tjetër rekord si president, veç shifrave të pandemisë.
/a.r











