Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë Donald Trump vazhdon të godasë me premtimet e tij të çuditshme. Duke folur në në Nju Hempshajër ai tha se do i dërgojë në shtëpi të gjithë refugjatët sirianë që do të vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse do të bëhet president
“Kam dëgjuar se duam të marrim 200 000 sirianë. Ata mund të jenë ISIS. Nëse ne fitojmë, ata do të kthehen mbrapsht”. është shprehur ai
Kjo deklaratë bie ndesh me atë që dha në fillim të këtij muaji për “Fox News”, kur theksoi se SHBA-të duhet të pranonin më shumë refugjatë.