• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump sposton djathtas Shtëpinë e Bardhë/ Ja gjithë “skifterët” e ekipit të Donaldit të hekurt

by S M
19/11/2016 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkaktuar zhurmë ekipi që presidenti i ri Donald Trump po zgjedh për të qeverisur Amerikën. Ja cilat janë figurat më të debatuara të orëve të fundit që hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Javanews:

Michael Flynn, këshilltar për sigurinë kombëtare

flynNë korrik ndodhej në rreshtin e parë të atyre që thërrisnin në Cleveland për ta çuar në burg Hillari Klintonin. Kurse sot gjenerali Michael Flynn, mik me Putinin dhe ultrakonservator, e sheh veten në postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare. Një post kyç për çeshtjet e sigurisë dhe të politikës së jashtme amerikane.

Jeff Sessions, ministër drejtësie

sesionsNjeri i afërt me Ronald Reaganin dhe armik i vjetër i Joe Biden, zv.presidentit aktual. Sessions është parë nga demokratët, por dhe nga shumë republikanë, si një personazh që ka një dozë të lartë racizmi në qëndrimet e tij. Posti delikat i ministrit të drejtësisë natyrshëm shkakton frikë dhe dyshime në duart e tij. Ish-prokuror i përgjithshëm i Alabamas, një prej shteteve më raciste të SHBA.

Mike Pompeo, drejtor i CIA

pompeoKrenar për origjinën e tij italiane, Pompeo shquhet për frymën e ashpër dhe kritike ndaj muslimanëve, jo vetëm si komunitet, por edhe në tërësi si botë islame. Pompeo është fans i politikave të Trump, sidomos asaj kundër Iranit. Deputet i Kansasit, ai njihet si tejet i përgatitur e me përvojë, pas ka mbaruar në universitetet më të mira të SHBA.

Steven Mnuchin, sekretar i thesarit

mnuchinMe origjinë hebreje, Mnuchin është një ndër financierët e njohur të ambjenteve njujorkeze. I diplomuar në Yale, ai ka punuar 17 vjet në Goldman Sachs, një ndër bankat më të mëdha të vendit. I ngatërruar me aferat që sollën krizën e vitit 2008, Mnuchin është mik i afërt i dhëndërrit të Donald Trump.

Harold Hamm, sekretar për energjinë

hammManjat miliarder i hidrokarbureve nga Oklahoma, Hamm ka qenë këshilltar për energjinë i Mitt Romney në vitin 2012. Është ndër pionerët e procesit të shale gas, i cili konsiston në nxjerrjen e naftës dhe gazit nga shkëmbinjtë përmes thërmimit të tyre. Një metodë që ka shkaktuar shumë reagime në SHBA vitet e fundit.

Stephen Bannon, ultra konservatori që ndezi zjarrin

bannonBannon ishte ndër emërimet e para të Trumpit. Ai mori postin delikat të këshilltarit për strategjinë të presidentit. I njohur si racist i bindur, Bannon drejton një faqe të fuqishme në internet dhe ka qenë hija e kandidatit të djathtë gjatë fushatës së fundit. Shihet si një ndër figurat më të dyshimta në kabinetin e ri Trump, duke ndezur polemika të ashpra në shtyp gjatë javëve të fundit.

Reince Priebus, drejtor kabineti

pribusDrejtues aktual i Partisë republikane, Priebus ishte emërimi i parë i Trumpit pas fitores. Shihet si një njeri që i qëndroi tundimit për ta sulmuar Trumpin, edhe në ditët kur gjysma e republikanëve u kthyen kundër tij. Posti delikat i drejtorit të kabinetit do t’i japë Priebusit një pozitë të privilegjuar për të influencuar në qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari i shtetit, një post mes Mitt Romney, Rudy Giuliani dhe John Bolton

romniromni1romni2I pari ka qenë kandidat republikan gjatë zgjedhjeve paraardhëse, përballë Barak Obamas. Personazh i moderuar dhe me përvojë politike. Rudy Giuliani ka qenë kryetar bashkie i Nju Jorkut në vitin 2001 në kohën e sulmit mbi Kullat Binjake. Figurë e fortë konservatore, ka pak eksperiencë në politikën e jashtme. Ndërsa John Bolton ka qenë ambasador i SHBA në OKB. Ka përvojë të gjatë në politikën e jashtme amerikane, ku ka mbajtur qëndrime të forta konservatore. Vlen të shënohet se ka pasur qëndrime të ashpra kritike ndaj Kosovës në të shkuarën./Përgatiti për botim Armando Meta, Javanews.al/

Next Post
Nikoliç: Ndërpriten bisedimet nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO

Nikoliç: Ndërpriten bisedimet nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In