• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump për Iranin: Më në fund njerëzit po ngrihen kundër regjimit të egër

by Java News
03/01/2018 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi të martën protestuesit iranianë, duke thënë se “më në fund ata po veprojnë kundër regjimit të egër dhe të korruptuar” në Teheran. Komentet vijnë ndërkohë që udhëheqësi suprem i Iranit akuzoi armiqtë e jashtëm për nxitjen e protestave që filluan javën e kaluar.

Trump tha në një koment në Twitter se “të gjitha paratë” që paraardhësi i tij, ish-Presidenti Barack Obama i dha “aq pa mend” Iranit si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare të vitit 2015 për të frenuar programin iranian për zhvillimin e armëve bërthamore “u përdorën për terrorizëm dhe përfunduan në xhepat e tyre.”

Njerëzit kanë pak ushqim, inflacioni është i lartë dhe të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë. SHBA po vëzhgojnë!” shkruan Presidenti Trump.Ndërkohë, udhëheqësi suprem i Iranit akuzoi armiqtë e Republikës Islamike për nxitjen e protestave të dhunshme anti-qeveritare.

“Ditët e fundit, armiqtë e Iranit përdorën mjete të ndryshme, duke përfshirë paratë, armët, politikën dhe zbulimin për t’i krijuar probleme Republikës Islamike”, tha Ayatollah Ali Khamenei në një deklaratë në televizionin shtetëror dhe në një postim në faqen e tij zyrtare. Khameei tha se do t’i drejtohej vendit në kohën e duhur për ngjarjet e fundit.

Televizioni shtetëror iranian tha të martën se nëntë vetë u vranë gjatë protestave anti-qeveritare, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vrarëve në më shumë se 20, që nga fillimi i protestave kundër gjendjes ekonomike në fund të javës së kaluar.

Sipas njoftimeve, gjashtë vetë u vranë në një stacion policor në qytetin Qahdarijan gjatë përleshjeve që filluan kur protestuesit u përpoqën të vjedhin armë.
Në Najafabad, mediat shtetërore thanë se një oficer policie u vra.Dhuna e fundit vjen disa orë pasi Presidenti Hassan Rouhani deklaroi se do të shtypte ata që shkatërronin ose shkelnin ligjin.

“Mendoj se ajo që ndodhi ditët e fundit, në pamje të jashtme duket si kërcënim por duhet ta kthejmë në një mundësi. Duhet të analizojmë se ku qëndron problemi. Nuk mund të themi që të gjithë ata që kanë dalë nëpër rrugë kanë urdhra nga vende të tjera. Disa ndoshta, por të tjerë kanë dalë në rrugë sepse ashtu e ndjejnë dhe për shkak të problemeve të tyre. Ato nuk janë vetëm ekonomike.

Njerëzit nuk kanë dalë vetëm të thonë se duan para, bukë, ujë. Ata kanë edhe kërkesa të tjera. Një prej tyre është një ambjent më i lirë. Kërkesat nuk janë vetëm për para, jo vetëm për ekonominë megjithëse njëra prej tyre është për ekonominë”, tha Rouhani.

Qindra demonstrues janë arrestuar që kur protestat filluan të enjten në Mashhad përpara se të përhapeshin në pjesë të tjera të vendit.Protestuesit kundër qeverisë janë të shqetësuar me vështirësi ekonomike, si papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve.

Administrata e Presidentit Donald Trump i bëri thirrje Iranit të ndalë bllokimin e mediave sociale, si Instagram dhe Telegram, duke i quajtur ato “mjete legjitime të komunikimit.” Nënsekretari i Shtetit, Steve Goldstein tha se SHBA po i inkurajojnë iranianët të përdorin rrjete virtuale private, VPN, për të shmangur censurën në internet.

Hussein Banai, asistent profesor në Universitetin e Indianës, i tha Zërit të Amerikës se vështirësive ekonomike dhe shpërndarja e pabarabartë të pasurisë kanë qenë një problem i Iranit që nga revolucioni i vitit 1979, por tani ka faktorë shtesë që ndihmojnë në nxitjen e protestave.

“Ajo që është e ndryshme këtë herë është mënyra e dukshme me të cilën anëtarët e lartë të regjimit shpenzojnë paratë publike, ose paratë e livruara rishtazi me heqjen e sanksioneve,” tha Banai.Ai shtoi se protestat e kaluara kanë qenë të udhëhequr nga studentë, akademikë dhe aktivistë, por tani ata që protestojnë janë shtresat punëtore dhe e bëjnë këtë në një mënyrë më pak të organizuar.

Në një fjalim përpara udhëheqësve parlamentarë, Rouhani sulmoi shtetet e huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Saudite, për nxitjen e trazirave në Iran.

“Përparimi dhe suksesi ynë në botën e politikës si dhe kundër SHBA-së dhe regjimit sionist nuk tolerohej dot prej tyre,” tha ai, duke veçuar Arabinë Saudite për komentet e saj do të “krijonte probleme në Teheran”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Filmuan veten duke qëlluar me armë në lagjen ku u vra 16-vjeçari, 3 në pranga

Vrasja e 16-vjeçarit në Kurbin, u qëllua nga një plumb automatiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com