• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump paralajmëron Zelensky-n: Hiqni dorë nga Donbasi, përndryshe Putin do t’ju shkatërrojë!

by A R
20/10/2025 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse Putin do, të shkatërron.” Kjo ka qenë një nga deklaratat më dramatike gjatë takimit të zhvilluar tri ditë më parë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky. Gjatë bisedës, Trump ka qenë i ashpër dhe i drejtpërdrejtë, duke i bërë presion Kievit që të pranojë kushtet e paqes të propozuara nga Kremlini, që përfshin dorëzimin e të gjitha territoreve të pretenduara nga Rusia, përfshirë Donbasin dhe Donetskun. Një skenar që për Ukrainën do të përbënte kapitullim të plotë, jo kompromis, shkruan La Repubblica.

Presioni amerikan u shoqërua edhe me një mesazh të qartë nga Uashingtoni: “Nuk mund t’i japim Ukrainës të gjitha armët tona. Thjesht nuk mund ta bëjmë. Kam qenë shumë i mirë me Zelensky-n dhe Ukrainën, por nuk mund ta vë Amerikën në rrezik.” Kjo deklaratë u përdor si justifikim për të refuzuar dërgimin e raketave Tomahawk, të cilat ishin premtuar më herët.

Ndërkohë, duket se samiti i ardhshëm mes Trump dhe Putin po përgatitet për të arritur një marrëveshje pa përfshirjen e institucioneve dhe popullit ukrainas. Zelensky reagoi duke theksuar se paqja nuk mund të arrihet pa Ukrainën: “Nëse duam vërtet një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të dyja palët që vuajnë nga kjo tragjedi duhet të jenë pjesë e saj.” Ai e cilësoi Putin-in si “pushtues” dhe kërkoi pjesëmarrje në takimin e ardhshëm në Budapest: “Si mund të ketë marrëveshje që na prekin, pa ne?”

Pavarësisht presionit amerikan, Zelensky konfirmoi se Ukraina nuk do të shpërblejë terroristët për krimet e tyre dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë, SHBA-ve, BE-së, vendeve të G20 dhe G7, që të qëndrojnë të palëkundur në mbështetje të Ukrainës.

“Ne nuk e kemi kërkuar luftën. Kemi pranuar një armëpushim të pakushtëzuar, kemi kërkuar paqe dhe kemi ofruar mënyra për të ndalur sulmet në tokë, ajër dhe det. Por është Rusia ajo që e pengon këtë proces, duke manipuluar dhe zgjatur negociatat, duke terrorizuar popullin tonë me sulme ajrore dhe duke intensifikuar ofensivën në vijën e frontit.”

Sipas Zelenskyt, vetëm gjatë një jave Rusia ka lëshuar mbi Ukrainën 3 mijë e 270 dronë, 1 mijë e 370 bomba dhe 50 raketa. Si kundërpërgjigje, Ukraina goditi dje një qendër gazi në rajonin e Orenburgut, duke e nxjerrë përkohësisht jashtë funksionit.

Zelensky po kërkon gjithnjë e më shumë mbështetje nga Europa, duke e këshilluar që të shkëputet plotësisht nga energjia ruse. BE-ja është e shqetësuar për mundësinë e një paqeje “të padrejtë”, që do të rrezikonte sigurinë e kontinentit. Në këtë kuadër, po përgatitet një paketë e re sanksionesh, e cila pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ministrave të Jashtëm, ku do të diskutohet edhe ndalimi i “anijeve fantazmë”, mjete që përdorin flamuj jo rusë për të shmangur embargon, veçanërisht atë të naftës. Megjithatë, masa nuk pritet të miratohet para fundit të nëntorit.

Pas kontakteve Trump–Putin, alarmi në BE është rritur ndjeshëm. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka propozuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, si një sinjal paralajmërues për Rusinë. Ndërkohë, homologu i tij suedez, Pal Jonson, paralajmëroi se agresioni rus ndaj Ukrainës dhe Perëndimit ka kthyer rajonin baltik në një vijë të re fronti në luftën hibride. Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi: “Askush nuk duhet të ushtrojë presion mbi Zelenskyn për lëshime territoriale. Të gjithë duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë që të ndalë agresionin.”

Këto zhvillime tregojnë se samiti i ardhshëm i Këshillit Evropian, i planifikuar për të enjten, do të ketë si temë kryesore paqen në Ukrainë dhe rreziqet që vijnë nga plani i propozuar nga Uashingtoni dhe Moska.

Next Post
VIDEO / Manastirliu viziton Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës: Të shkuara kampion!

VIDEO / Manastirliu viziton Agustin Kolën, legjendën e futbollit të Tiranës: Të shkuara kampion!

Comments 1

  1. Lui says:
    4 months ago

    Ah ti je një copë k.. o Donald. Në vend që të tregosh dhëmbët e të zgjerosh influencën amerikane dhe perëndimore, ti i kthen krahët aleatëve dhe i jep krahë armiqve. Duhet ta dish që Putin po të ve në lojë dve shumë shpejt do dalin planet e tij të cilat janë për një Rusi të madhe dhe sunduese ose jo edhe mbi SHBA.. I fut dhe një aleancë me Kinën Rusia dhe pastaj hajt ta përmbash..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In