• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump para takimit me Putin: Do të ketë shkëmbim territoresh, jam i irrituar nga Zelensky

by A R
11/08/2025 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur këtë të hënë lidhur me takimin e ardhshëm të tij me homologun rus Vladimir Putin, ku ka siguruar gazetarët se do të ketë një shkëmbim territoresh mes Rusisë dhe Ukrainës, pavarësisht kundërshtimit të liderit të Kievit, Volodymyr Zelensky.

“Shkoj mirë me Zelensky-n, por, e dini, nuk jam dakord me atë që ka bërë – jam shumë, shumë seriozisht në mosmarrëveshje me të,” tha Trump në një konferencë shtypi.
“Kjo është një luftë që nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë.”

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu i pakënaqur nga deklaratat e Zelensky-t, që mohoi mundësinë që Ukraina të dorëzojë territore ndaj Rusisë.

“Jam pak i irrituar që Zelensky tha se i nevojitet miratim kushtetues. Dua të them, mori miratim për të shkuar në luftë dhe për të vrarë njerëz, por i duhet miratim për një shkëmbim territoresh? Sepse do të ketë një shkëmbim territoresh.”, shtoi ai.

“Për dy minuta do e kuptoj nëse do kemi marrëveshje…”

Përpara gazetarëve, Trump theksoi se do të takohet me Putin të premten në Alaskë për të parë se cilat mund të jenë kufijtë e një marrëveshjeje paqeje, përpara se të flasë dhe me presidentin ukrainas dhe liderët evropianë.

“Do të takohem me presidentin Putin dhe do të shohim çfarë ka në mendje. Nëse është një marrëveshje e drejtë, do ta ndaj me liderët e Bashkimit Evropian, me liderët e NATO-s dhe gjithashtu me presidentin Zelensky,” tha Trump, duke theksuar se do ta telefonojë fillimisht Zelenskyn “nga respekti”.

Ai shtoi se dy minuta nga takimi do i mjaftojnë të kuptojë nëse do kenë një marrëveshje. “Do të kemi një takim me Vladimir Putinin, dhe në fund të atij takimi, ndoshta në dy minutat e para – do ta kuptoj saktësisht nëse mund të arrihet një marrëveshje ose jo.”

Kur një gazetar e pyeti se si do ta kuptonte këtë: “Sepse kjo është ajo që bëj. Unë bëj marrëveshje,” u përgjigj Trump.

“Nuk do ta bëj unë marrëveshjen”

Por Trump theksoi se nuk është në dorën e tij të bëjë një marrëveshje:

“Nuk do ta bëj unë marrëveshjen. Nuk më takon mua. Mendoj se një marrëveshje duhet të bëhet për të dyja palët.”, citon CNN.

Presidenti amerikan u shpreh se mendon që bisedimet “do të jenë të mira, por mund të jenë edhe të këqija”. Ai paralajmëroi se takimi i së premtes mund të mos sjellë asnjë përparim: “Mund të largohem dhe të them ‘fat të mbarë’, dhe kaq. Mund të them ‘kjo nuk do të zgjidhet.’”

Trump theksoi: “Jam këtu për një arsye të vetme – për t’i dhënë fund një lufte që dikush tjetër e nisi.”

“Zelensky mund të marrë pjesë, por…”

Presidenti amerikan theksoi se Zelensky “mund” të marrë pjesë në samitin me liderin rus në Alaskë të premten, por shprehu skepticizëm se prania e tij do të ndryshonte diçka për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

“Ai nuk ishte pjesë e kësaj. Do të thosha që mund të vijë, por ka marrë pjesë në shumë takime. E dini, ka tre vjet e gjysmë që është aty. Asgjë nuk ka ndodhur,” tha Trump.

Presidenti shtoi se një takim mes Putinit dhe Zelensky-t do të ishte i domosdoshëm: “Në fund, do t’i vendos të dy në një dhomë. Mund të jem aty ose jo, dhe mendoj se do të zgjidhet”.

“Liderët evropianë janë të lodhur duke u përpjekur të zgjidhin krizën”

Liderët evropianë “kanë kaluar në overdozë” duke u përpjekur të zgjidhin krizën në Ukrainë, deklaroi Trump, duke cituar atë që i kishte thënë privatisht një prej liderëve evropianë.

“Nuk është një shprehje e bukur, por është e saktë. Janë të lodhur dhe duan të kthehen të shpenzojnë para për vendet e tyre,” shtoi ai.
“Marrëdhënia ime me ta është shumë e mirë dhe ata po mbështeten tek unë.”

“Shanse për rikthim të normalitetit në tregtinë me Rusinë“

Trump sheh mundësinë e një rikthimi në normalitet në marrëdhëniet tregtare me Rusinë. I pyetur në lidhje me këtë çështje, presidenti u përgjigj:

“Rusia ka një territor me vlerë të madhe, nëse Vladimir Putin do të merrej me biznes dhe jo me luftë.”

“Jam i zhgënjyer nga Putin“

Presidenti amerikan e përshkroi samitin e Ferragostit si një “takim eksplorues”, duke theksuar se Putini “do të përfshihet”.
“E kam thënë disa herë dhe jam zhgënjyer sepse kam pasur biseda telefonike shumë të mira me të, por më pas janë lëshuar raketa mbi Kiev apo ndonjë vend tjetër.”

Next Post
Makina përmbyset në kanal, tre të plagosur në Levan-Mifol

Makina përmbyset në kanal, tre të plagosur në Levan-Mifol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rishikohet buxheti për vitin 2026/ Shtohen fondet për pensionet, mbrojtjen, shëndetësinë, rritjen e pagave dhe investimet

Rishikohet buxheti për vitin 2026/ Shtohen fondet për pensionet, mbrojtjen, shëndetësinë, rritjen e pagave dhe investimet

June 30, 2026
Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek”! Balla nxjerr videon

Shehajn e kapin protestuesit me vezë në duar dhe e bëjnë “për një lek”! Balla nxjerr videon

June 30, 2026
Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak, dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak, dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

June 30, 2026
Shoqërimet pas incidenteve te Kuvendi, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

Shoqërimet pas incidenteve te Kuvendi, protestuesit mblidhen para Komisariatit nr.1 në Tiranë

June 30, 2026
Policia jep detaje për aksidentin tragjik: 2 viktima dhe 15 të plagosur, një në gjendje të rëndë

Policia jep detaje për aksidentin tragjik: 2 viktima dhe 15 të plagosur, një në gjendje të rëndë

June 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Shtyhet afati për aplikimet në skemat mbështetëse të bujqësisë, fermerët kanë kohë deri më 6 korrik

June 30, 2026
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një nga viktimat shoferi i furgonit

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një nga viktimat shoferi i furgonit

June 30, 2026
Nga projektligji për kontrollet zyrtare te raportet e institucioneve, Kuvendi mblidhet në seancë

Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, Kuvendi pezullon përkohësisht seancën plenare

June 30, 2026
SPAK çon në gjyq 8 të pandehur për skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut”

SPAK çon në gjyq 8 të pandehur për skemën e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit, mes tyre edhe “Rrumi i Shijakut”

June 30, 2026
Xhafaj ngre alarmin në Kuvend: Ka institucione që nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk zbatojnë rekomandimet

Xhafaj ngre alarmin në Kuvend: Ka institucione që nuk u shërbejnë qytetarëve dhe nuk zbatojnë rekomandimet

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In