• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump optimist: Kina do të ashpërsojë sanksionet ndaj Kim Jong-un

by Java News
13/11/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në prag të samitit në Manila, presidenti amerikan Trump bëri publike disa të dhëna interesante. Ai foli për raportet me Kinën por edhe për takimin me Putinin.

“Presidenti i Kinës Xi tha se do t’i zgjerojë sanksionet kundër Koresë së Veriut”, lajmëroi Donald Trump me Twitter, gjatë udhëtimit të tij në Azi. Pas pjesëmarrjes së tij në samitin Apec në Da Nang të Vjetnamit, Xi tha se do të dëshironte që Koreja e Veriut të “denuklearizohet”. Trump ka vizituar më parë edhe Kinën, ku tha se shpreson që Kina do të veprojë shpejt në konfliktin me Korenë e Veriut, sepse ka mbetur shumë pak kohë.

Koreja e Veriut ka bërë muajt e kaluar disa teste me raketa atomike dhe ka sfiduar mbarë botën, në radhë të parë SHBA. Trumpi dhe Kim Jong Un kanë shkëmbyer fjalë të rrepta mes vete. Ata të dy kanë folur madje edhe për konfliktet ushtarake.

Tendosjet me Kimin

Të dielën Trumpi e ka ofenduar sërish Kimin me fjalët “trashalluqi i vogël”. “Pse Kim Jong Un do të më fyente mua me fjalët se jam “plak”, kur unë kurrë nuk do t’i thosha se ai është “trashalluq i vogël”?, shkruan Trump në Twitter. Ai tha se po përpiqet shumë që të jetë mik i tij – “që ndoshta një ditë do të ndodhë!” Trumpi reagoi kështu ndaj një lajmi në mediat koreanoveriore ku ai quhet si “nxitës lufte” dhe “plak i marrë”. Hanoi është stacioni i parafundit i udhëtimit të tij gati dyjavor në Azi. Presidenti amerikan e ka vizituar më parë edhe Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën. Ndërsa stacioni i fundit do të jetë në Filipine.

Me ftesën e presidentit Rodrigo Duterte në këtë vend të dielën mblidhen presidentët dhe kryeministrat e 20 vendeve në Manila. Në samitin vjetor të ASEAN-it do të jenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres dhe kryeministrat e Kinës, Japonisë dhe Rusisë. Ata janë mbledhur të dielën, ndërsa të hënën zhvillohen bisedimet politike.

Trumpi do të ketë raporte të mira me Moskën

Presidenti amerikan është deklaruar në Hanoi edhe për raportet me Rusinë. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e raporteve të mira me Rusinë dhe sulmoi ashpër kundërshtarët e tij politik me fjalët: “Kur do ta kuptojnë këta urrejtësit dhe budallenjtë se raporti i mirë me Rusinë është një gjë e mirë dhe jo e keqe”.

Trumpi kritikoi kundërshtarët e tij me fjalët se duan ta shfrytëzojnë të ashtuquajturën aferë ruse për përfitime politike, por “kjo është e keqe për vendin tonë”. Ai tha se do të donte që konfliktet në Siri, Korenë e Veriut dhe Ukrainë të zgjidhen me ndihmën e madhe të Rusisë.

Në SHBA po zhvillohen aktualisht hetimet e prokurorit special Robert Mueller për “ndërlidhjet e ekipit të Trumpit dhe Rusisë gjatë fushatës elektorale”. Trumpi shumë herë i ka quajtur këto hetime si “gjah i shtrigave”. Të shtunën Trumpi është takuar me Putinin në kornizat e samitit APEC. Ai tha se nuk i konteston fare përgënjeshtrimet e Putinit për përzierje në fushatën elektorale në SHBA.

Trumpi me këto pohime vihet në kundërshtim me pohimet e shërbimeve sekrete amerikane, të cilat kanë konstatuar se Moska është përzier në fushatën elektorale në SHBA. CIA ka kundërshtuar të shtunën pohimet e Trumpit, me fjalët se “gjërat nuk kanë ndryshuar”./DW

Next Post
VIDEO/ Meteorologu i ‘çmendur’, luftë me erën 170 km/h në -40 gradë

VIDEO/ Meteorologu i 'çmendur', luftë me erën 170 km/h në -40 gradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

Dalin mesazhet e fundit të Liam Payne para vdekjes tragjike: Kërkoi 5 gramë kokainë

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com