• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump njofton se brenda 30 ditësh do të marrë vendimin mbi të ardhmen e TikTok në SHBA

by A M
26/01/2025 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë për blerjen e platformës TikTok dhe ka të ngjarë të marrë një vendim për të ardhmen e aplikacionit në 30 ditët e ardhshme. “Kam folur me shumë njerëz dhe ka interes të madh për TikTok-un,” u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’ gjatë një fluturimi për në Florida.

Më herët të shtunën, agjencia e lajmeve Reuters, raportoi se dy persona që janë në dijeni të bisedimeve, thanë se administrata e Trump po punon mbi një plan për të shpëtuar aplikacionin TikTok që përfshin kompaninë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’.

Sipas marrëveshjes që po negociohet nga Shtëpia e Bardhë, kompania mëmë e rrjetit TikTok, ByteDance do të vazhdonte të kishte rol, por mbledhja e të dhënave dhe përditësimi i rrjetit do të mbikqyrej nga kompania amerikane ‘Oracle’, që aktualisht mundëson infrastrukturën për funksionimin e TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, në komentet e tij për gazetarët, Trump tha se nuk kishte biseduar me shefin e kompanisë Oracle, Larry Ellison, për blerjen e aplikacionit. I pyetur nëse po synohej një marrëveshje me ‘Oracle’ dhe invesitorë të tjerë për të shpëtuar aplikacionin zotit Trump tha se “ Jo nuk është ‘Oracle’. Ka shumë njerëz që po flasin me mua, njerëz të rëndësishëm, mbi mundësinë për ta blerë dhe ka të ngjarë që të marr vendim në 30 ditët e ardhshme. Kongresi ka dhënë 90 ditë. Nëse mund ta shpëtoj Tiktok-un mendoj se do të ishte diçka e mirë”, tha Trump./VOA

Next Post
Manastirliu takim me komunitetin shqiptar në Romë: Vota historike e diasporës, kontribut për të vijuar rrugën e Shqipërisë në BE

Manastirliu takim me komunitetin shqiptar në Romë: Vota historike e diasporës, kontribut për të vijuar rrugën e Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ “Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës pas vendimit për ish-krerët e UÇK

VIDEO/ “Albin, hajde poshtë”, protestuesit hedhin gurë drejt Qeverisë së Kosovës pas vendimit për ish-krerët e UÇK

September 16, 2026
Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

Dënimi i komandatëve, reagime edhe nga Mali i Zi / Gjeloshaj: Marre! Vendim jashtëzakonisht i padrejtë

September 16, 2026
Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

Polici i Kosovës përlotet pas vendimit të Hagës, protestuesit i japin flamurin e UÇK-së

September 16, 2026
Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

Dodik kundër vendimi për Hashim Thaçin: Duhej dënuar për krime kundër njerëzimit!

September 16, 2026
Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë pa deklarata, rajoni duhet të jetë po aq i shpejtë

September 16, 2026
Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

Dënimi i liderëve të UÇK-së, reagon Zagrebi zyrtar: Vendimi në Hagë nuk e ndryshon kontekstin e luftës

September 16, 2026
Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

Veliaj mbetet në qeli pas 19 muajsh/ Manjani e Rumano ngrenë pikëpyetje: A bie vendimi ndesh me Kushtetuesen?

September 16, 2026
Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

Si mund ta transformojë Kanali Pinglu tregtinë mes Kinës dhe vendeve ASEAN

September 16, 2026
Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

Agjencia e klimës së BE-së: Vrima e ozonit në Antarktidë zgjerohet mbi mesataren

September 16, 2026
“Thaçi është peng i Hagës”, Grenell: SHBA nuk do të pranojë shkëmbim të territoreve!

“Dënimi i Thaçit, skandaloz”/ Grenell sulmon Hagën: Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje politike! Kurti të veprojë…

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com