• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump mohon marrëveshjen me demokratët mbi emigrantët

by A R
14/09/2017 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se nuk ishte arritur asnjë marrëveshje me demokratët mbi programin që mbronte migrantët e mitur, të ardhur në SHBA në mënyrë të paligjshme, nga dëbimi.

“Nuk është bërë asnjë marrëveshje mbi programin DACA dje në mbrëmje”, njoftoi Trump sot nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social Twitter, duke iu referuar programit të Veprimit të Shtyrë për Ardhjet e të Miturve (Deferred Action for Childhood Arrivals – DACA).

Dy demokratët kryesorë, liderja e pakicave së Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosi dhe lideri i minorancës në Senat, Chuck Schumer njoftuan dje pas një takimi me presidentin , Trump se kishin arritur një marrëveshje për të mbrojtur programin DACA.

Një vendim i mëparshëm i presidentit,  Trump për t’i dhënë fund programit DACA,  i cili u prezantua nga paraardhësi i tij Obama në vitin 2012, mund të rrezikojë statusin e qindra mijëra migrantëve të mitur që kanë jetuar në SHBA pjesën më të madhe të jetës së tyre.

Demokratët në Kongresin amerikan dhe presidenti, Donald Trump njoftuan po sot se kishin arritur dje një marrëveshje mbi ruajtjen e një programi që mbron migrantët e mitur, të ardhur në SHBA ilegalisht, nga dëbimi, sipas një njoftimi dje në mbrëmje.

“Ne ramë dakord për ruajtjen e programit DACA dhe zgjidhjen e një pakete sigurie kufitare duke përjashtuar muret, e pranueshme për të dyja palët”, sipas deklaratës së liderëve demokratë duke iu referuar thirrjes së Trumpit për vendosjen e një muri kufitar meksikan.

“Gjatë takimit të Trumpit me Pelosi dhe Schumer, u diskutua mbi çështjen e reformës së taksave, infrastrukturës dhe tregtisë, përfshirë edhe çështjen e të sigurisë kufitare dhe të DACA-s”, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë./b.d

Next Post
Evakuohet aeroporti i Frankfurtit, mediat: Janë ndaluar persona me eksplozivë

"Bombë në avion", alarmohet Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A jemi të mbrojtur nga lufta?

March 16, 2026
Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

Berisha sulmon Gonzaton: Përpiqet të mjegullojë qëndrimin e PD për integrimin, sillet në Bruksel si ambasador i Ramës

March 16, 2026
Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

Mbrojtja e Veliajt depoziton në Gjykatën Kushtetuese kundërshtimet ndaj prapësimeve të prokurorisë

March 16, 2026
Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

Protesta e PD, Berisha: Do jetë kryengritja më e madhe që ka njohur vendi!

March 16, 2026
Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

Vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, ndryshon dinamika e ngjarjes, Anxhela tentoi të futej në shtëpi nga dritarja

March 16, 2026
Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In