• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump lajmëroi arrestimin e tij, New York mbushet me barrikada

by A R
21/03/2023 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barrikada dhe siguri maksimale në New York. Hetimet e hapura ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për pagesën prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels, për të mbajtur të fshehur aferën seksuale, kanë vënë në lëvizje autoritetet në SHBA për shkak të protestave të thirrura nga vetë Trump.

Gjatë fundjavës Trump u bëri thirrje ndjekësve në mediat sociale që të protestojnë, pasi mund ta arrestojnë. Por mediat amerikane shkruajnë se thirrjet e ish-presidentit Donald Trump kanë ndeshur kryesish në heshtjen e mbështetësve të tij. Disa nga besnikët e tij më të flaktë, e kanë hedhur poshtë idenë, duke e konsideruar si një humbje kohe pasi nuk dëshirojnë që të përballen me forcat e zbatimit të ligjit. Inteligjenca po vazhdon të monitorojë bisedat në internet që paralajmërojnë protesta dhe dhunë nëse Trump arrestohet.

Kjo gjë ka ngritur pikëpyetje nëse Trump, ndonëse një pretendent kryesor i republikanëve në garën presidenciale të vitit 2024 ka ende fuqinë për të mobilizuar mbështetësit e ekstremit të djathtë, ashtu siç bëri më shumë se dy vite më parë, para 6 janarit 2021, sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit.

Një aktakuzë mund të dëmtojë përpjekjen e Trump për rikthim në Shtëpinë e Bardhë. Rreth 44% e republikanëve thonë se ai duhet të largohet nga gara presidenciale nëse akuzohet, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos.

Ish-Presidenti Trump do të bëhej në këtë rast i pari ish-president i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit ngrihet një akuzë penale. Ai përballet gjithashtu me hetime të gjera nga prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, për rolin e tij në përpjekjet për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2020 përballë demokratit Joe Biden.

Agjentët mund të paraqiten në rezidencën e tij në Mar a Lago të Floridas për ta shoqëruar drejt Gjykatës në New York, ku do të merret në pyetje. Por Trump mund të lirohet me kusht dhe mund t’i ndalohet largimi nga vendi deri në dhënien e vendimit përfundimtar. Nëse shpallet fajtor, gjasat janë më të mëdha që të gjobitet sesa të përballet me burgim maksimal prej 4 vitesh dhe kjo çështje vetëm mund të dëmtojë popullaritetin e tij.

/a.r

Next Post
I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të urbanit në Laprakë

I dehur në timon, arrestohet shoferi i autobusit të urbanit në Laprakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In