• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kërkon reformimin e plotë të OKB-së

by Java News
18/09/2017 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e fillimit të takimit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidneti amerikan, Donald Trump synon të paraqesë një plan me 10 pika të firmosur nga 120 vende për të reformuar organizatën.

Në gusht, SHBA-ja kishte afruar fillimisht rreth 15 kryeqytete, mes të cilëve Berlinin dhe Londrën, por jo Parisin dhe Romën, me një projekt fillestar që binte mbi përgjegjësitë e sekretarit të përgjithshëm në reforma.

Objektivi i theksuar në këtë deklaratë është që OKB-ja të bëhet më efikase dhe performante nga një organizatë që shpesh herë karakterizohet nga administrata të mëdha dhe të kushtueshme.

Miliarderi amerikan, që para se të zgjidhje president e kishte cilësuar OKB-në si një klub ku njerëzit kalojnë një kohë të mirë, kërkon të reduktojë ndjeshëm kostot e saj. Uashingtoni është kontribuesi i parë financiar në OKB, që garanton 28,3 për qind të 7,3 miliardë dollarëve që është buxheti për paqen dhe 22 për qind nga 5,4 miliardë që është buxheti për pjesën operative.

Kjo qasje kryesisht buxhetore prek shumë prej anëtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe iniciativa amerikane futet në mes të reformave strukturore të filluara nga Antonio Guterres.

I gatshëm për të bërë kursime, sekretari i përgjithshëm ka paralajmëruar për rrezikun e rënies së efikasitetit të misioneve të paqes. Sipas disa diplomatëve, një reduktim për gjysëm për shembull i buxhetit të Komisariatit të Lartë për Refugjatët (HCR), që varet 40 për qind nga kontributi amerikan, do e bënte atë jo funksional. Megjithatë deklarata amerikane nuk hyn në shifra, por limitohet të listojë parime madhore dhe janë këto pika që mbështeten edhe nga firmëtarët.

Sipas rrethit të sekretarit të përgjithshëm, ai shpreson të ketë një buxhet vjetor dhe jo dy vjeçar siç është aktualisht, si dhe të ketë një dokument të vetëm për këtë buxhet dhe jo disa sikurse është aktualisht që e bën këtë tekst të palexueshëm.

“Qëllimi im është për të bërë gjithçka që mundem për të ruajtur integritetin e operacioneve të paqes, por gjithashtu të bëjë gjithçka është e mundur për t’i bërë ato sa më efikase me çmimin më të ulët”, ka theksuar Antonio Guterres, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Gjumë mbi kanabis, vlonjatit i gjenden 66 kg drogë në dyshek

VIDEO/ Gjumë mbi kanabis, vlonjatit i gjenden 66 kg drogë në dyshek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

October 21, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

October 21, 2026
Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In