• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kërcënon hapur Erdogan: Shmang konfliktin me SHBA!

by Java News
25/01/2018 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ndërkufitar kundër kurdëve në enklavën Afrin në veri të Sirisë, duke rritur shqetësimet në mesin e shumë aleatëve të NATO-s.

Ai i bëri këto komente pas bisedës telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili i bëri thirrje liderit turk “të shmangë çdo veprim që mund të çojë në konflikt midis forcave turke dhe amerikane”. Trump po ashtu tha se dhuna e vazhdueshme në Afrin “dëmton synimet e përbashkëta në Siri” për mposhtjen e grupit militant Shteti Islamik, njoftoi përmes një deklarate zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, tha se operacioni, i cili përfshin trupat turke dhe rebelët aleatë sirianë, të mbështetur me avionë luftarakë, artileri dhe tanke, synon krijimin e një zone të sigurisë rreth 30 kilometra brenda Sirisë.

Turqia e konsideron milicinë kurde në Afrin si grup terrorist dhe si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila kërkon autonomi për kurdët brenda Turqisë. Milicia kurde në Siri e mohon çdo lidhje të tillë. Kjo milici, e cila kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë, ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik atje.

Operacioni në Afrin ka nisur më 20 janar dhe është përqendruar në një zonë të udhëhequr nga kurdët pranë kufirit me Turqinë. Erdogan tha se forcat turke do të zgjerojnë operacionin në qytetin Manbixh, kontrollin e të cilit forcat kurde e kanë marrë nga Shteti Islamik, me mbështetje të SHBA-së.

Një zyrtar kurd tha për agjencinë gjermane DPA se ushtarët amerikanë ndodhen ende në Manbixh, çfarë rrit mundësinë e përplasjeve të paqëllimshme midis forcave aleate të NATO-s. “Me Manbixhin do ta shkatërrojmë këtë lojë përgjatë kufijve tanë dhe do ta pastrojmë rajonin nga kjo e keqe”, tha Erdogan, duke u zotuar se “do t’i shfarosë terroristët”.

Qeveria e Sirisë e dënoi, siç tha, “agresionin turk në Afrin”. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se Moska “po e vëzhgon me kujdes operacionin në Afrin” dhe se është në kontakt edhe me Qeverinë turke, edhe me atë siriane.

Rusia i ka dhënë Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, mbështetje të madhe gjatë luftës civile në Siri, e cila ka nisur në vitin 2011, duke lënë të vrarë qindra-mijëra njerëz. NATO tha përmes një deklarate se Turqia ka vuajtur nga terrorizmi dhe se ka të drejtë për vetëmbrojtje, por i bëri thirrje Ankarasë ta bëjë një gjë të tillë “në mënyrë proporcionale dhe të matur”./rel

Next Post
SHISH, tendera në kundërshtim me vendimin e qeverisë

SHISH me makina të reja, qeveria nxjerr vendimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In