• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Trump i dha dritën jeshile Pekinit”, media amerikane: Brenda 5 viteve, Kina do të sulmojë Tajvanin!

by A R
18/05/2026 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kina synon të marrë nën kontroll Tajvanin brenda pesë viteve të ardhshme. Sipas disa këshilltarëve të presidentit amerikan, vizita e Donald Trump-it në Pekin i ka dhënë sinjalin Xi Jinping-ut se ka “dritë jeshile” për të pushtuar ishullin. Këto deklarata janë publikuar nga media amerikane Axios.

Ky qëndrim tregon se jo të gjithë brenda administratës amerikane mbështesin politikën pajtuese të Shtëpisë së Bardhë ndaj Kinës, e cila vazhdon të konsiderohet rivali kryesor gjeopolitik i SHBA-ve për dominimin global në të ardhmen. Përplasja mes dy fuqive lidhet edhe me garën teknologjike për inteligjencën artificiale dhe me pakënaqësinë e bazës politike Maga, e cila ishte joshur me premtimin për rikthimin e industrisë amerikane në vend, por tani ndjen se interesat ekonomike me Kinën po vendosen mbi këtë premtim.

Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes e publikuar nga administrata e parë Trump në vitin 2018 paralajmëronte se Kina dhe Rusia po përpiqeshin të krijonin një rend botëror të bazuar në modele autoritare, duke kërkuar ndikim mbi vendimet ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë së vendeve të tjera.

Në dokument thuhej gjithashtu se Kina përdor ekonomi “grabitqare” për të frikësuar fqinjët e saj dhe po militarizon Detin e Kinës Jugore.

Sipas raportimeve, figura të rëndësishme të administratës së dytë Trump, përfshirë drejtuesin politik të Pentagonit Elbridge Colby dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio, vazhdojnë ta shohin Kinën si kërcënimin kryesor strategjik për SHBA-të.

Megjithatë, pyetja që shtrohet është se si marrëdhëniet kaluan nga paralajmërimet për një përplasje të pashmangshme në një klimë afrimi diplomatik mes Uashingtonit dhe Pekinit. Sipas këshilltarëve të Trump-it që folën për Axios, Xi Jinping po përpiqet të tregojë se Kina nuk është më një fuqi në ngritje, por tashmë e barabartë me SHBA-të. “Dhe Tajvani është imi”, citohet të ketë qenë mesazhi i liderit kinez.

Burimet thonë se vizita e Trump-it ka rritur ndjeshëm mundësinë që çështja e Tajvanit të vihet seriozisht në tryezë brenda pesë viteve të ardhshme. Sipas tyre, Trump po ndjek ndaj Tajvanit të njëjtën logjikë që përdori me Ukrainën: vendet më të vogla nuk duhet të përballen me fuqi shumë më të mëdha, sidomos kur SHBA-të kërkojnë marrëveshje ekonomike me to.

Kritikët e kësaj politike paralajmërojnë tre pasoja kryesore. Së pari, SHBA-të rrezikojnë të heqin dorë nga mbrojtja e vlerave që kanë qenë baza e ndikimit të saj global, si demokracia dhe të drejtat e njeriut.

Së dyti, Amerika nuk do të arrijë brenda pesë viteve të rikthejë prodhimin e mikroçipave në territorin e saj, çka do t’i jepte Kinës kontroll mbi një sektor strategjik jetik për të ardhmen teknologjike, pas dominimit që ka tashmë mbi mineralet e rralla.

Së treti, votuesit e lëvizjes Maga ndihen të tradhtuar, pasi besojnë se interesat e drejtuesve të mëdhenj ekonomikë po vendosen mbi interesat e klasës punëtore amerikane.

Comments 1

  1. Anna Anna says:
    May 18, 2026 at 22:00

    Rezoluta e OKB-SË më 25 Tetor të 1971 e njeh Taiwan si territor kinez.Pra njeh një Kinë. Edhe SHBA njohin vetëm një Kinë!Po të donte Kina e kishte pushtuar Taiwan me kohë,por e gjithë popullsia taiwaneze është kineze dhe flet zyrtarisht gjuhën:Mandatin…si gjuha zyrtare në Kinë.Kina kurrë nuk ka pushtuar asnjë vend… Studioni historinë e Kinës të shekujve:20-21

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In