• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump-Harris shkëmbime për debatin e ardhshëm presidencial: Me mikrofona të hapur, apo jo?

by A R
27/08/2024 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy kandidatët për president, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, ish-Presidenti Donald Trump – nuk janë takuar dhe as kanë folur ndonjëherë me njëri-tjetrin, por ata po përplasen në lidhje me kushtet e përballjes së tyre të parë që po planifikohet për në 10 shtator.

Kur dy ekipet elektorale patën rënë dakord për debatin televiziv kombëtar prej 90-minutash në kanalin ABC News në qytetin lindor Filadelfia, ishte me të njëjtat kushte sipas të cilave ish-Presidenti Trump debatoi me Presidentin Joe Biden në fund të qershorit, me mikrofonat e mbyllur gjatë kohës kur fliste kandidati tjetër.

Tashmë, Nënpresidentja Harris po kërkon që të lihen mikrofonat ndezur gjatë gjithë debatit. Është një lëvizje që mund të çojë në shkëmbime më të gjalla dhe të drejtpërdrejta midis dy kandidatëve – ose në aq shumë shkëmbime sa që miliona shikues që priten ta ndjekin mund të kenë vështirësi të dëgjojnë pikëpamjet konkurruese të kandidatëve.

Brian Fallon, zëdhënës i fushatës së zonjës Harris, pohoi se “ndihmësat e Trump-it preferojnë mikrofonin e fikur, sepse ata nuk mendojnë se kandidati i tyre mund të tregohet presidencial për 90 minuta i vetëm”. Ai tha se Nënpresidentja Harris “është e gatshme të merret me gënjeshtrat e vazhdueshme të Trump-it dhe ndërprerjet në kohë reale. Trump-i duhet të ndalojë së fshehuri pas butonit të heshtjes”.

Ish-Presidenti Trump duket se sinjalizoi se kjo nuk do të bënte ndonjë ndryshim të madh për të, duke u thënë gazetarëve të hënën: “Ramë dakord për të njëjtat rregulla. Nuk e di, nuk ka rëndësi për mua… Marrëveshja ishte se do të ishte njësoj si herën e kaluar. Në atë rast ishin të fikur”.

“E vërteta është se ata po përpiqen të dalin nga marrëveshja”, akuzoi ish-Presidenti Trump ekipin elektoral të Nënpresidentes Harris. Vetë zoti Trump sugjeroi në një postim të dielën në mbrëmje në platformën e tij “Truth Social”, se ndoshta nuk do të paraqitet në debatin në kanalin ABC. Ish-Presidenti Trump shprehu pakënaqësinë e tij në lidhje me emisionin e lajmeve të së dielës së këtij rrjeti me një “të ashtuquajtur Panel të urrejtësve të Trump-it” dhe pyeti në mënyrë retorike: “Përse do ta bëja debatin kundër Kamala Harris-it në atë rrjet?” Ai u bëri thirrje mbështetësve që të presin për zhvillimet e mëtejshme.

Debati i 27 qershorit, mes ish-Presidentit Trump dhe Presidentit Biden luajti një rol kyç në fushatën presidenciale të këtij viti. Paraqitja e dobët e 81-vjeçarit Biden, me humbje të rrjedhës së mendimit dhe duke mos arritur ta sfidojë drejtpërdrejt ish-Presidentin Trump, shtyu aleatët demokratë në Kongres t’i kërkojnë atij t’i jepte fund fushatës për rizgjedhje. Ai u tërhoq nga kandidimi më 21 korrik dhe i dha mbështetjen Nënpresidentes Harris, ndërsa zyrtarët kryesorë demokratë përqafuan me shpejtësi kandidaturën e saj.

Zonja Harris dhe zoti Trump nuk janë takuar asnjëherë personalisht dhe nuk kanë biseduar ndonjëherë me telefon, edhe pse rregullisht bëjnë shkëmbime politike. Kur zoti Trump ishte president, zonja Harris ishte në sallë gjatë fjalimeve të tij për gjendjen e vendit të mbajtura në Dhomën e Përfaqësuesve, por e ulur në distancë nga podiumi ku mbajti fjalimin ish-Presidenti Trump.

Mikrofonat janë çaktivizuar për të dy kandidatët e partive kryesore në shumicën e debateve të mëparshme presidenciale.

Nëse miratohet kërkesa e zonjës Harris dhe mikrofonët nuk fiken gjatë gjithë debatit, perspektiva për shkëmbime të civilizuara midis dy kandidatëve ka të ngjarë të ketë më pak shanse.

Në vitin 2020, kur zoti Trump dhe zoti Biden debatuan për herë të parë, mikrofonët u mbajtën të hapur dhe kandidatët shpesh ndërprenë njëri-tjetrin dhe komentuan ndërsa fliste rivali. Analistët politikë e quajtën aktivitetin të dështuar dhe një nga debatet më të këqija presidenciale.

Debati i dytë i vitit 2020 me mikrofona të fikur u vlerësua gjerësisht si më thelbësor se përballja e mëparshme./VOA

Next Post
Ilir Meta kopjon Edi Ramën, nis edicionin e parë të podcast-it dhe zbulon dashurinë e tij të re

Ilir Meta kopjon Edi Ramën, nis edicionin e parë të podcast-it dhe zbulon dashurinë e tij të re

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In