• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump fyen gazetarët, e kthen në personale luftën me mediat

by Java News
29/06/2017 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump u dha nota personale sulmeve të tij ndaj medias të enjten, duke vënë në lojë një komentator të njohur televiziv. Ai ka kohë që i cilëson organizatat më të mëdha të lajmeve si “lajme të rreme”, për njoftimet të cilat nuk i pëlqejnë gjatë këtyre pesë muajve të tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim të ri në Twitter, ai e kritikoi ashpër Mika Brzezinskin, e cila drejton emisioni e mëngjesit, “Morning Joe”, bashkë me të fejuarin e saj, Joe Scarborough.

“Mora vesh se emisioni që nuk shihet @Morning_Joe, flet keq për mua (nuk e shikoj më)”, shkruajti Presidenti Trump në një mesazh me dy pjesë. “Atëherë, si shpjegohet që “Mika e Çmendur” me koefiçent inteligjence të ulët, bashkë me “Psikopatin Joe”, erdhën në vilën time në Mar-a-Lago tre netë rresht në Vit të Ri dhe këmbëngulnin të më takonin? Asaj i ishte përgjakur fytyra anga një operacion plastik, por unë thashë jo!”

Çifti ka thënë asokohe se shkuan në vilën e Mar-a-Lagos të presidentit të ardhshëm, në Florida, për të caktuar një intervistë me të vetëm një muaj përpara Inaugurimit. Në momentin e parë, nuk u kuptua se çfarë e kishte shkaktuar këtë zemërim të Presidentit Trump për Brzezinskin dhe Scarboroughn. Ai shkonte në programin e tyre përpara se të merrte detyrën si president, por kur drejtuesit e emisionit filluan të kritikonin punën e tij, presidenti Trump filloi t’i sulmonte.

Drejtori i rrjeteve sociale të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, Jr., i sulmoi gjithashtu gazetarët të enjten, duke postuar në llogarinë e tij personale në Twitter, “#MikaETrashëSiNjëDru dhe i dashuri #JoeXhelozi janë të përhumbur, të hutuar dhe të trishtuar qëkurse @POTUS @realDonaldTrump filloi të mos u përgjigjet telefonatave të tyre! Të çoroditur.”

Brzezinski u përgjigj përmes një postimi në Twitter të fotos së një fëmije me një kuti drithërash Cheerios, me sloganin, “Bërë Për Duar Të Vogla” – mesa duket, duke iu referuar fushatës së vitit të kaluar, kur madhësia e duarëve të zotit Trump u bë shënjestër shakash politike.

Ndihmësit e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe Zonja e Parë, Melania Trump, janë përpjekur shpesh, pa sukses, t’u vënë fre postimeve kaq të drejtpërdrejta të Trampit në Twitter. Presidenti thotë se kjo është mënyra se si ai u jep mundësi miliona njerëzve të shprehen troç, pa kaluar në flitrat e mediave kombëtare, të cilat ai i përçmon.

Gjatë fushatës presidenciale, Melania Trump bëri thirrje për një Amerikë më të sjellshme dhe të butë, duke thënë se, si Zonjë e Parë e vendit, ajo ishte kundër bullizmit në internet.

“Kultura jonë është bërë shumë e ulët dhe e egër, sidomos te fëmijët dhe adoleshentët”, është shprehur ajo.

Por ajo i doli në krahë të shoqit pas postimit në Twitter ditën e enjte. Zëdhënësi i saj tha, “Ashtu siç edhe është shprehur publikisht në të kaluarën, Zonja e Parë tha se kur bashkëshortin e saj e sulmojnë, ai do të godasë dhjetë herë më fort”.

NBC-ja, rrjeti televiziv që transmeton programin Morning Joe, lëshoi një deklaratë, ku thuhej, “Është një dite e trishtë për Amerikën kur presidenti harxhon kohë duke ngacmuar, gënjyer dhe vjellë vrerë në ca sulme të ulëta personale, në vend që të bëjë punën e tij”.

Të paktën katër ligjvënës republikanë dhe të tjerë, dolën menjëherë kundër postimit të fundit në Twitter të kolegut të tyre republikan.

Senatori i Nebraskës, Ben Sasse, u shpreh: “Të lutem, mjaft me kaq. Kjo nuk është normale dhe i kalon kufijtë e dinjitetit të zyrës tuaj”.

Po ashtu, senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, tha: “Zoti President, postimi juaj në Twitter i kalonte kufijtë e lejuar nga zyra dhe ishte pikërisht shembulli i asaj që nuk shkon sot me politikën amerikane, jo me madhështinë e Amerikës.”

Senatorja e Meinit, Susan Collins, postoi në Twitter këtë deklaratë: “Kjo duhet të marrë fund. Ne të gjithë kemi të njëjtën punë – tre degë të qeverisjes dhe median. Nuk është e thënë që të merremi vesh, por të sillemi të paktën me dinjitet dhe qytetari”.

Drejtuesi i shumicës republikane në Kongres, Paul Ryan, tha: “Pa dyshim që nuk më duket një postim me vend. Ne po përpiqemi që të përmirësojmë mënyrën se si i drejtohemi njëri-tjetrit në politikë dhe të fusim frymën e qytetarisë në debat, por kjo nuk arrihet me postime në Twitter si ky”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se “Presidenti nuk do pranojë t’i bien sërish në qafë”. /VoA

Next Post
Koncert madhështor në Tiranë në hapjen e sheshit ‘Skënderbej’, Veliaj: Do ketë artistë nga të gjitha trevat

Paralajmërimi i kryebashkiakut: Do gjobiteni nëse shpërdoroni ujin e pijshëm për të freskuar oborret ose për vaditje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

“Zbatimi i ligjeve ka më shumë rëndësi”, Malaj: Duhet të ndërtojmë kapacitetet e administratës

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com