• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump etj. nuk kanë gjasa të merren me Shqipërinë, të paktën deri në maj

by Eduard Zaloshnja
11/11/2024 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë fundjavës zhvillova një sondazh për JAVANEWS me 1117 banorë të rritur të Shqipërisë, të kontaktuar me SMS krejt të rastësishme në të gjithë territorin e vendit. Pyetja kryesore në sondazh ishte: “Kush mendoni se përfiton më shumë politikisht këtu nga fitorja e Trumpit?” Ndërkohë, të anketuarit u pyetën edhe për çfarë kryebashkiakësh votuan vjet: kandidatë të Ramës, të Berishës, të tjerë, apo asnjërin

Plot 41.5% e të anketuarve mendonin se Rama do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trumpit (41% votuan vjet për kandidatë kryebashkiakë të Ramës); 29.2% mendonin se Berisha do të përfitojë më shumë nga fitorja e Trumpit (25.6% votuan vjet për kandidatë kryebashkiakë të Berishës); dhe 29.3% mendonin se asnjëri nga dy politikanët kryesorë nuk do të përfitojë (33.4% ose nuk votuan vjet fare, ose votuan për kandidatë të tjerë për kryebashkiakë).
Në qoftë se unë do të kisha qenë një i anketuar i thjeshtë, do të bëja pjesë te grupi që mendon se asnjëri nga dy politikanët kryesorë nuk do të përfitojë nga fitorja e Trumpit – të paktën deri në maj.

Vetë Trumpi do ta ketë fokusin e politikës së tij të jashtme tek dhënia fund sa më shpejt e luftës në Ukrainë, Gaza dhe Liban, për të cilat ka bërë premtime solemne të përsëritura gjatë fushatës zgjedhore. Njerzit kryesorë pranë tij për politikën e jashtme, Sekretari i Shtetit (me gjasa Marco Rubio), Këshillltari i Sigurisë (me gjasa Richard Grenell), dhe ambasadorja në OKB (e emëruar tashmë Elise Stefanik) do të jenë tërësisht të preokupuar pas janarit për të materializuar premptimet solemne të shefit të tyre.

Në qoftë se do të jenë zgjidhur çështjet e mësipërme deri në verë, mund të kemi pastaj një fokusim të pjesshëm të administratës së re për Ballkanin. Por për Shqipërinë zorr se do t’i bjerë kujt ndërmend edhe atëherë. Po i ra ndërmend, do të jetë në funksion të ndikimit modest që mund të kenë politikanë të këtushëm tek ata kososvarë.

Me pak fjalë, deri në zgjedhjet parlamentare të majit në Shqipëri, vetëm ambasada amerikane në Tiranë dhe ndonjë zyrtar i ulët në departamentin e shtetit mund të merren me zhvillimet e brendshme rutinë të këtushme. Pas zgjedhjeve, ndoshta mund të kemi ndonjë kontakt zyrtar më të lartë mes Kryeministrit Rama dhe ndonjë të dërguari të posaçëm amerikan për Ballkanin…

Next Post
“Nuk zbardhet vendimi për Salianjin”, Bardhit i “soset” durimi: Gjykata administrative po shkel afatet

"Nuk zbardhet vendimi për Salianjin", Bardhit i "soset" durimi: Gjykata administrative po shkel afatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

Ambasadori shqiptar në Pekin, takime për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kinë

January 28, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Jemi në ekstremin tjetër kushtetues!

January 28, 2026
DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

DETAJE / Plagosja në Shijak për një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletën në kokë

January 28, 2026
Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In