• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump e shpall Antifa-n një organizatë terroriste

by A R
23/09/2025 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që e përcakton Antifa-n, grupin antifashist të ekstremit të majtë, si një organizatë terroriste.

Vendimi vjen vetëm një javë pasi Trump tha se do ta nënshkruante urdhrin pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.

Shtëpia e Bardhë e cilësoi vrasjen e Kirk një shembull të dhunës politike të krahut të majtë, megjithatë, hetuesit nuk kanë konfirmuar nëse vrasësi i dyshuar i përkiste ndonjë ideologjie të veçantë. Ata vetëm kanë thënë se autori i vrasjes, Tyler Robinson, ishte politikisht i zemëruar dhe nuk ishte dakord me pikëpamjet e Kirk.

Sakaq, urdhri ekzekutiv i firmosur nga Trump udhëzon agjencitë federale “të hetojnë, ndërpresin dhe çmontojnë çdo operacion të paligjshëm” të kryer nga çdo person i përfshirë në lëvizjen Antifa.

Urdhri ekzekutiv i Trump thotë se “Antifa është një ndërmarrje militariste, anarkiste që bën thirrje në mënyrë të qartë për përmbysjen e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe sistemit tonë ligjor”.

Sipas një raporti të Shërbimit Kërkimor të Kongresit (CRS) të vitit 2020, Antifa nuk është një organizatë politike zyrtare dhe e unifikuar. Ajo është më tepër një lëvizje e gjerë aktiviste që përfshin individë të ndryshëm dhe i mungon një strukturë udhëheqëse e centralizuar.

Njerëzit që identifikohen me Antifa-n ose veprojnë në emër të saj, përgjithësisht ndajnë një sërë besimesh të përbashkëta, zakonisht në kundërshtim me fashizmin dhe autoritarizmin.

“Disa anëtarë janë të gatshëm të kryejnë krime, disa të dhunshme, për të promovuar bindjet e tyre, megjithëse shumë aktivitete të Antifa përfshijnë protesta jo të dhunshme, siç janë varja e posterave, mbajtja e fjalimeve dhe marshimi”, thuhet në raportin e CRS.

Next Post
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

"Përplasje" në Komisionin e Ligjeve/ PD “bashkohet” me PS për ta shkarkuar, por kërkon që Veliaj të dëgjohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Bujqësisë

October 24, 2026
Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Policia ndërhyn edhe në sheshin “Skënderbej”, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 24, 2026
Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

Protestat dhe bllokimet e rrugëve rëndojnë transportin urban e interurban, operatorët raportojnë humbje ekonomike nga ndërprerja e linjave

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një protestues ngjitet në dritaret e Bashkisë, gurë drejt Ministrisë së Brendshme

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, një protestues ngjitet në dritaret e Bashkisë, gurë drejt Ministrisë së Brendshme

October 24, 2026
Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës

Protestuesit bllokojnë kryqëzimin e 21 Dhjetorit, digjen koshat në mes të rrugës

October 24, 2026
Protestë me tensione para Kryeministrisë, momenti kur një qytetar thërret “Allahu Ekber” përballë efektivëve të policisë

Protestë me tensione para Kryeministrisë, momenti kur një qytetar thërret “Allahu Ekber” përballë efektivëve të policisë

October 24, 2026
Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

Berisha shkruan nga zyra për protestën: Padrino drejt fundit që meriton! (VIDEO)

October 24, 2026
Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

Protestuesit mësyjnë në “Myslym Shyri”, i vënë flakën kazanëve të plehrave

October 24, 2026
Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

Ujë, gurë, gaz lotsjellës dhe plumba gome/ Policia arrin të largojë protestuesit nga Bulevardi, vijon ndërhyrja në Parkun Rinia

October 24, 2026
Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

Protestuesi kapet para autobotit, ndërhyn policia

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In