• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij duke parë televizor

by Java News
04/02/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një tabele të publikuar nga Axios, bazuar në burime të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Tramp kalon pjesën më të madhe të kohës duke ndjekur televizion.

Ishin të shumtë ata që dyshonin prej kohësh se presidenti amerikan Donald Tramp kalon më pak kohë se paraardhësit e tij në tryezën e zyrës ovale, zyrën e Shtëpisë së Bardhë, apo në mbledhje dhe takime pune. Një tabelë e agjendës ditore që Trump ka pasur në tre muajt e fundit është marrë dhe publikuar nga Axios, e cila e ka marrë nga një burim i brendshëm i Shtëpisë së Bardhë.

Agjenda tregon se për pjesën më të madhe të ditës Trump është i impenjuar në atë që njihet si “koha ekzekutive” një emër i krijuar nga ish kreu i kabinetit John Kelly. Kohë e cila parashikon monitorimin e Twitterit, kryerjen e telefonatave si dhe ndjekjen e televizionit.

Sipas tabelës që konfirmon disa nga dëshmitë e mbledhura muajt e fundit, Trump hyn në zyrën ovale në orën 11:00 të paradites.

Më pas merr pjesë në një mbledhje të shkurtër me shefin e kabinetit, apo me funksionarë të lartë të shërbimit të inteligjencës, dhe vetë, pas kësaj nis dita e tij e punës që rrallë herë përfundon pas orës 17:00 të pasdites. Ajo që mbetet nga dita duke pasur parasysh se Trump fle shumë vonë e zgjohet para orës 6 të mëngjesit i dedikohet televizionit, Twitterit dhe telefonatave.

Axios ka llogaritur se që nga 7 Nëntori e deri në 1 Shkurt Trump ka shpenzuar 297 orë e 15 minuta dukë parë televizion, ndjekur Twitterin apo duke bërë telefonata.

Gjashtë herë më shumë se koha që ka kaluar në udhëtim dhe katër herë më shumë se koha e kaluar në mbledhje.

Sipas një artikulli të Uashington Post të publikuar në muajt e parë të presidencës, Trump nuk largohet asnjëherë më shumë se disa metra nga një ekran televizori dhe ndonjëherë ndërpret mbledhjet për të dëgjuar më mirë atë që thuhet.

/a.meta

Next Post
Festat e fundvitit, masat e OSHEE, punime në N/Stacioni Qendër

Fushë-Krujë/ Era e fortë djeg kabinën elektrike, disa zona periferike pa drita

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i SPAK: Politika s’përbën shqetësim për momentin, por do reagojmë ndaj çdo ndërhyrje ligjore që na cenon

Hyseni nën arrest, kreu i SPAK: Bashkëpunimi me SHISH ka vijuar! Kodi Penal? I kemi paraqitur Gogut qëndrimin tonë

November 16, 2026
Këngë nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: S”mund të kalojë në heshtje! Serbia duhet ta njohë Kosovën

Këngë nacionaliste serbe në Bruksel, Rama: S”mund të kalojë në heshtje! Serbia duhet ta njohë Kosovën

November 16, 2026
Dështimi historik i raketës Vulcan, shpërthejnë 40 satelitë të Amazon

Dështimi historik i raketës Vulcan, shpërthejnë 40 satelitë të Amazon

November 16, 2026
Çamëria nuk falet

Pse habiteni, përjashtime ka, edhe në Europë dhe SHBA

November 16, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

3 përmbysje të mëdha elektorale në Shqipëri – a do ketë një të katërt?

November 16, 2026
SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur

November 16, 2026
Plagosi 15-vjeçarin pas sherrit në gjimnaz/ Gjendet pistoleta e 17-vjeçarit, i mituri në burg pasi…!

Vlorë/ Qarkullonte me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari, në pranga edhe 37-vjeçari që e transportonte

November 16, 2026
Lamtumirë,  Prof. Ramazan Bogdani!

Lamtumirë, Prof. Ramazan Bogdani!

November 16, 2026
Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

Shteti fiton miliona nga pronat e sekuestruara, sa u arkëtuan në 10 muaj?

November 16, 2026
Nis rindërtimi i segmentit të parë për aksin Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama poston pamjet: Do t’i shërbejë Shqipërisë turistike

385 mln euro për rrugët në 2027, Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe “By-pass-i” i Elbasanit me financim nga Buxheti i Shtetit

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In