• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

by Skënder Minxhozi
18/08/2025 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk besonte vetëm tek aftësitë e tij “speciale” për negociata dhe marrëveshje (vite më parë ishte autor i librit “Arti i marrëveshjes”), por besonte dhe vazhdon të besojë se me formulën që ka ndërmend t’i propozojë këto orë presidentit Zelensky dhe liderëve evropianë në Zyrën Ovale, lufta mund të mbarojë sa hap e mbyll sytë.

Ajo që po filtron këto orë të ethshme rreth këtij takimi, përshkruhet si një kërkesë ultimative për Ukrainën, më shumë sesa si një ofertë apo propozim kompromisi. Jep Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara, angazhohu qartë dhe me shkrim se nuk do të hysh kurrë në Nato dhe kjo do të sjellë paqen me Rusinë. Ky është de facto pozicioni ruso-amerikan pas bisedimeve të Alaskës, ku Trump e spostoi SHBA drejt pozicionit rus, duke i hapur udhë Vladirim Putin në të gjitha kërkesat. Pa harruar të shtohet se i ofroi edhe një vitrinë unikale që të shpaloste fitoren e tij të lehtë mbi mikpritësin amerikan që duartrokiste një palë pushtuese teksa afrohej mbi tapetin e kuq!

Për t’ju kthyer kërkesës së Trump për falimentimin me shkrim të Perëndimit përballë Rusisë, kjo ka qenë qysh në krye të herës karta e tij nën mëngë. Një kartë drejt paqes së imponuar që do ta çonte Trump, veç të tjerash, edhe drejt çmimit Nobel për paqen, që do ta ngopte egon e tij të madhe sa Alaska e ftohtë.

E vërteta pas perdeve është se Donald Trump u afrua në podiumin e negociatave më delikate të karrierës së tij si President i SHBA, mbi karron e udhëheqësit që po bën lëmsh botën, në vend që ta udhëheqë dhe ta bashkojë. atë. Ai u ul në tryezë përballë Putin teksa kishte muaj që armiqësohej me evropianë, kanadezë, indianë, japonezë e kinezë për shkak të luftës tregëtare të tarifave, ndërkohë që i duhej dhe ende i duhet dialogu e mundësisht dakordësimi e bashkëpunimi me këta faktorë për të zgjidhur një konflikt që prek sot të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare, paqen e sigurinë globale. Kur Trump i duhet një front diplomatik sa më i gjerë përballë Rusisë që njeh vetëm gjuhën e luftës, ai zgjodhi të hedhë në erë të gjitha piketat gjeopolitike të 80 viteve të fundit e të shkojë në takim me historinë në Alaskë, fillikat i vetëm dhe i demotivuar për të arritur diçka më të mirë sesa vetëdorëzimi para Putin.

Paradoksi mes tezës “Amerika e para” në njërën anë dhe ndërmjetësimit e lobimit në stil të vjetër për konfliktin ukrainas në anën tjetër, përcakton dritaren e ngushtuar të manovrës dhe duart e lidhura ku Trump ndodhet sot. Trump aspiron një Amerikë të mbyllur e në luftë ekonomike e tregëtare me reston e botës, por pretendon njëherësh pozitën e shtetit më të fuqishëm që mban në këmbë mbi 700 baza ushtarake dhe vijon të kërkojë një rol parësor në punët e globit. Të dyja bashkë këto trende nuk mund të bashkëjetojnë pasi janë në kurs përplasjeje të vazhdueshëm.

Ka qenë e pritshme që Vladimir Putin do të udhëtonte në Alaskë për shou dhe jo për kompromis, sepse nuk i duhet një i tillë. I duhet thjesht të presë që Trump t’i ulet në gjunjë, siç ju ul, duke u tërhequr nga kushti për paqe të menjëhershme apo nga takimi shumëpalësh që premtonte para se të merrte avionin presidencial për në Alaskë.

Donald Trump dështoi në lidhje me Ukrainën, por çka është më e rëndë ai çedoi totalisht përballë pozicionit rus, duke e bërë të tijin atë. E kjo është një sjellje amatore dhe kapitulluese në sytë e opinionit publik botëror. I cili prej vitesh flirton me idenë se ylli i dominimit amerikan në botë është në rënie. Alaska tregoi pikërisht këtë!

Ndaj nuk është e rastit që ai përgatitet t’i kërkojë sot Zelenskit, Macronit e të tjerëve që të pranojnë pikë për pikë atë që kërkon Moska. Nuk ka pasur vullnetin dhe energjitë për të arritur diçka më shumë, nuk beson realisht se Ukraina është sulmuar e po vuan pa të drejtë, më keq akoma nuk mendon se pushtuesit duhen dënuar, por se duhen dëgjuar e duartrokitur ndonjëherë.

Me një qëndrim të tillë është e habitshme pse e ka shtyrë kaq gjatë vendimin për Ukrainën. Mund ta kishte bërë vërtetë këtë lloj kompromisi të njëanshëm ende pa hyrë në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk fitojmë dot përballë Rusisë”? T’i japim çfarë kërkon dhe mbaron puna! “Nuk ja dalim dot Putinit”? Ta duartrokasim e të vazhdojmë më tej! Shumëkujt kjo mund t’i duket  shëmtuar, por në këtë nivel lidershipi ndodhet sot demokracia më e madhe e botës.

Next Post
AKU Shkodër bllokon 52 ton oriz, gjobit subjektin me 500 mijë lekë

AKU Shkodër bllokon 52 ton oriz, gjobit subjektin me 500 mijë lekë

Comments 3

  1. Lili says:
    6 months ago

    Po të donte kapitullimin e Ukrainës,nuk do të ftonte frontin antiputin të Europës në Shtëpinë e Bardhë dhe të bënte atë takim vëllazëror…por do t’i tregonte delegacionit europian ‘kifinjtë tek thana’…Nuk është naiv Trump….Jeni ju,syleshë,që i besoni një Macron injorant,një Mertz nazist,një Meloni të pashkollë,një Ursula hajdute,një Kaja Kallas kriminele dhe naziste…Boll me rusofobi…Kujtoni fjalët e JD Vance dhe të popullit italian në të gjitha protestat:”Rusia nuk është armiku ynë”…E vërteta është se jEuropa është fajtore që më 2014 me Revolucionin Portokalli,(Në Kiev),ku hoqi me protesta presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike: Janukoviç..
    Dil dhe më kundërshto…..Ç’punë ka NATO në kufijtë e Rusisë…kur dihet se:NATO është një pakt agresiv ushtarak që vrau 1.000.000 irakenë të pafajshëm mes tyre 5.00.000 fëmijë sipas OKB-SË

    Reply
  2. Zani Burimi says:
    6 months ago

    Ama llaf ditke ti, Lili! Po ky Trumpi eshte nje tip i keq qe e njeh veten si perendi dhe ka te drejte se e votuan amerikanet qe jane qole te te fortit, te pasurit dhe kurvarit.

    Reply
  3. Lili says:
    5 months ago

    O Zani ..ke të drejtë

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In