• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Trump do dëbojë mbi 1,800 shqiptarë!”, Hasani rrëfen prapaskenat: Ja pse ndodh

by A R
14/04/2025 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ardhjen e tij në pushtet, presidenti amerikan Donald Trump ka firmosur një sërë urdhrash ekzekutivë të cilët ndryshuan ekuilibrat e vendosur në rang global.

Në një prej këtyre urdhrave parashikohet dëbimi i emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ky urdhër preken edhe 1874 shqiptarë, të cilët ndodhen mes 1.4 milionë emigrantëve të paligjshëm në SHBA.

I pyetur në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, rreth fatit të këtyre emigrantëve, ministri i Jashtëm Igli Hasani deklaroi se ai në asnjë rast, qoftë këtu edhe kur bëhet fjalë për qytetarë shqiptarë, nuk e mbështet paligjshmërinë.

“Duhet të rregullojmë mundësitë që kanë të bëjnë me përfaqësimin e shqiptarëve atje ku ata vendosen. Por asnjëherë në mënyrë të paligjshme,” deklaroi ai.

Nga ana tjetër, ministri shtoi se pavarësisht se cilët janë në pushtet përtej oqeanit, demokratë apo republikanë, Shqipëria ka një marrëdhënie shumë të fortë dhe shumë të konsoliduar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi një nga vendet më pro-amerikane në botë. Kjo marrëdhënie reflektohet në të gjitha fushat,” shtoi ai.

Ndërsa, i pyetur rreth fjalës kyçe dhe kryepremtimit të kësaj fushate zgjedhore për socialistët, “pasaportës europiane”, Hasani deklaroi se është në duart e tyre që, siç u shpreh ai, “kjo ëndërr të bëhet realitet.”

“Për ne dhe vendet anëtare të BE, merita është kryesore dhe ne këtë po përpiqemi të tregojmë. Se ne, për shkak të meritës, dhe jo për shkak të ndonjë konfigurimi të caktuar, jemi ata që jemi dhe do të vijojmë te pedalojmë fort, për të plotësuar sa më shpejt ato që duhet të bëjmë.”

Në proceset integruese, ministri Hasani theksoi se Shqipëria gëzon edhe mbështetjen nga Berlini. Duke shtuar se me qeverinë e re gjermane, qeveria shqiptare do të punojë krah për krah, në mënyrë që edhe me ndihmën e Procesit të Berlinit, integrimi të jetë sa më i shpejtë.

Next Post
Raketat në Poloni/ NATO mbledh nesër ambasadorët, do të bëhet bilanc i situatës

Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare Partner Institucional në Forumin e Samitit NATO-S ne HAGE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In