• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump distancohet nga sulmi izraelit në Katar: Incident fatkeq ndaj një aleati të ngushtë

by A R
09/09/2025 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas sulmit ajror izraelit në Doha, kryeqytetin e Katarit, duke theksuar se presidenti Donald Trump e konsideron këtë një veprim të njëanshëm dhe të papërshtatshëm nga ana e Izraelit ndaj një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, deklaroi se administrata Trump ishte njoftuar për sulmin në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Hamasi, për fat të keq, ndodhej në një zonë të Dohas”, tha Leavitt. “Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit, një shtet sovran dhe aleat i ngushtë i SHBA-së, i cili po punon me guxim dhe merr rreziqe për të ndihmuar në arritjen e paqes, nuk i shërben qëllimeve as të Izraelit, as të Amerikës.”

Sipas Leavitt, i dërguari i posaçëm i presidentit, Jeff Witkoff, kishte paralajmëruar autoritetet katariote për sulmin e mundshëm. Ajo shtoi se presidenti Trump e sheh Katarin si një mik dhe aleat të fortë të SHBA-së dhe “është thellësisht i tronditur nga vendndodhja e sulmit”.

Megjithatë, Leavitt theksoi se shkatërrimi i Hamasit “mbetet një objektiv i vlefshëm”, duke e përshkruar këtë organizatë si përfituese nga vuajtjet e popullit të Gazës.

Presidenti Trump, sipas saj, i ka dhënë garanci udhëheqjes së Katarit se një sulm i tillë nuk do të ndodhë më. Ai beson se “ky incident fatkeq mund të shërbejë si një mundësi për paqe”.

E pyetur nëse presidenti është i zemëruar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas veprimit të njëanshëm të Izraelit në Katar, Leavitt tha se qëndrimi i presidentit është bërë i qartë.

Lidhur me mundësinë e ndonjë pasoje për kryeministrin izraelit, Leavitt u përgjigj se një vendim i tillë mbetet vetëm në dorën e presidentit Trump.

Next Post
Macron zgjedh kryeministrin e ri të Francës

Macron zgjedh kryeministrin e ri të Francës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Osmani në New York, takon djalin e Trumpit -

Osmani në New York, takon djalin e Trumpit –

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com