• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump dhe ideja e tij për të luftuar ISIS-in

by Aalison Pearse Stevens
15/08/2016 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati republikan për president, Donald Trump do të flasë të hënën mbi mënyrën se si do të luftojë terrorizmin islamik.

Vetëm disa ditë më parë ai tha se ishin Presidenti Barack Obama dhe kandidatja demokrate për presidente, Hillari Klinton që e kishin themeluar grupin militant Shteti Islamik.

Trump, manjat i pasurive të patundshme, prej muajsh ka thënë se do të jetë më i ashpër ndaj xhihadistëve në Lindjen e Mesme sesa Presidenti Obama, por ende nuk ka dalë me një plan konkret se si do të veprojë në këtë aspekt.

Ai ndezi kritika të shumta javën e kaluar me deklaratën se Shteti Islamik ishte krijuar nga Obama dhe Clinton. Më pas ai tha se kjo ishte thjesht një ironi nga ana e tij, përcjell VoA.

Një nga mbështetësit kryesor të Trumpit, senatori i Alabamës, Jeff Sessions, i tha të dielën televizionit ABC se kandidati republikan “do të flasë rreth asaj se si duhet të rivendosim besueshmërinë me aleatët dhe me miqtë tanë në rajon, të cilët gjithashtu e kundërshtojnë këtë lloj terrorizmi.

Ai do të flasë mbi mënyrën se luftohen armiqtë, si punohet me miqtë dhe se si duhet pasur kujdes për të mos destabilizuar vende të ndryshme siç kanë bërë Obama dhe Clinton”.

Një mbështetës i zonjës Clinton, ish-Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta, tha se është e nevojshme që kandidati republikan ta bëjë të ditur planin e tij konkret.

Clinton, ish-sekretare e shtetit është në avantazh me afro 7 për qind ndaj Trump në sondazhet politike dhe gjithashtu është përpara në disa shtete me rëndësi ku mund të vendoset rezultati i zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Në një seri komentesh që bëri të dielën në Twitter, Trump ia hodhi fajin mediave për rezultatin e tij në anketa, citon Koha. (b.an)

Next Post

Vrasja në burg, familja Marnikollaj padit policinë greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In