• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump, deklaratë zyrtare për senatorin McCain, shmang fjalën hero

by Java News
28/08/2018 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë më në fund ka lëshuar një deklaratë zyrtare për vdekjen e senatorit John McCain. Në ditën e vdekjes, mediat amerikane njoftojnë se Donald Trump është mjaftuar me një postim në Tëitter, edhe pse stafi i tij kishte përgatitur një deklaratë, por Presidenti ishte i zënë duke luajtur golf. Dy ditë pas vdekjes, Trump në një deklaratë zyrtare ka treguar se nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së varrimit, siç edhe ka kërkuar McCain. Presidenti ka përmendur dallimet me senatorin në këtë deklaratë dhe po ashtu ka refuzuar ta quajë hero.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më në fund ka lëshuar një deklaratë për senatorin John McCain, i cili vdiq të shtunën, dhe i cili ishte kritik i shpeshtë i tij.

“Përkundër dallimeve tona për politikat dhe në politikë, unë e respektoj shërbimin e senatorit John McCain ndaj vendit tonë dhe, për nder të tij, kam nënshkruar proklamatën për uljen e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në gjysmështizë, deri në ditën e varrimit të tij”, ka thënë Trump në deklaratën e lëshuar në pasditen e së hënës.

“I kam kërkuar nënpresidentit Mike Pence që të ofrojë mbajtjen e një fjalimi në ceremoni, për nder të senatorit McCain, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, këtë të premte”, ka shtuar Trump.“Me kërkesë të familjes McCain, unë po ashtu kam autorizuar transportimin ushtarak të trupit të senatorit McCain nga Arizona në Uashington DC…”, thuhet në deklaratën e presidentit amerikan.Ai ka treguar se po ashtu ka angazhuar ushtarakë për ta mbajtur arkivolin e McCainit, dhe një bandë ushtarake për ceremoninë e varrimit të tij.

Gjithashtu, Trump ka thënë se ka urdhëruar transport me kalë dhe me qerre për McCainin gjatë ceremonisë në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara.

“Përfundimisht, i kam kërkuar gjeneralit John Kelly, sekretarit James Mattis, dhe ambasadorit John Bolton, që të përfaqësojnë Administratën time në ceremonitë për të”, ka shkruar Trump.

Ndonëse Trump shkroi në Tëitter të shtunën, “cicërima” e tij në rrjetin social nuk iu referua drejtpërdrejt shërbimit të McCainit ndaj vendit.Deklarata e Trumpit vjen pasi ai nuk pranoi disa herë të hënën që të thotë diçka për McCainin, kur gazetarët e pyetën në Shtëpinë e Bardhë.

McCain nuk e ka ftuar Trumpin në funeralin e tij, të shtunën, në Katedralen Kombëtare, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Shkodrani u vra nga fqinji një ditë pasi e kishte denoncuar për grabitje

Shkodrani u vra nga fqinji një ditë pasi e kishte denoncuar për grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

July 18, 2026
“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

July 18, 2026
Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

July 18, 2026
“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

July 18, 2026
Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In