• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump braktis “kulaçin” dhe përdor “kërbaçin” ndaj Putinit në bisedimet për Ukrainën

by Java News
24/10/2025 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Steve Rosenberg

Redaktor i BBC për Rusinë

Një javë më parë pata ndjesinë e qartë se ishte si “Groundhog Day”, ose siç e quajnë rusët, “Dyen Surka”.

Në mes të kërcënimeve amerikane për t’i bërë presion Moskës — duke i premtuar Ukrainës raketa Tomahawk — Vladimir Putin dhe presidenti Donald Trump zhvilluan një telefonatë. Rezultati: u njoftua për një samit SHBA–Rusi në Budapest.

Në gushtin e kaluar, mes kërcënimeve për sanksione shtesë amerikane ndaj Rusisë, Putini u takua me të dërguarin e posaçëm të Trumpit, Steve Witkoff. Rezultati: u njoftua për një samit SHBA–Rusi në Alaskë.

Por duket se “Groundhog Day” ka marrë fund.

Takimi në Alaskë u zhvillua me përgatitje minimale dhe me pak rezultate.

Ndërsa samiti në Budapest është anuluar. Madje mezi pati kohë të shpallej. Tani presidenti Trump e ka anuluar.

“Nuk ndjeva se do të arrinim aty ku duhet të arrijmë,” – u tha gazetarëve presidenti amerikan.

Dhe kjo nuk është e gjitha.

Më parë, Trump nuk i kishte përdorur kërcënimet për më shumë presion ndaj Rusisë, duke preferuar “kulaçin” ndaj “kërbaçit” në marrëdhëniet me Kremlinin.

Aktualisht ai e ka hequr kulaçin nga skena – ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil.

Kjo gjë vështirë se do ta detyrojë Putinin të bëjë një kthesë në luftë, por është një shenjë e zhgënjimit të Trumpit ndaj mungesës së vullnetit të Kremlinit për kompromis apo lëshime për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Reagimi rus

Presidenti Putin e quajti paketën e re të sanksioneve amerikane “një akt jo-miqësor” dhe “një përpjekje për t’i bërë presion Rusisë”.

“Asnjë vend dhe asnjë popull që respekton veten nuk vendos asgjë nën presion,” – tha ai.

Ish-presidenti Dmitry Medvedev ishte më pak diplomatik: “SHBA është armiku ynë, dhe ‘paqebërësi’ i tyre llafazan ka hyrë plotësisht në rrugën e luftës me Rusinë,” – shkroi ai në rrjetet sociale. “Vendimet që janë marrë janë një akt lufte kundër Rusisë.”

Gazeta bulevardeske Moskovsky Komsomolets e përshkroi situatën me më pak dramë, por po aq negativisht, duke kritikuar “kapriçozitetin dhe paqëndrueshmërinë e partnerit tonë kryesor në negociata”.

Çfarë ka ndryshuar?

Ndryshe nga hera e parë, kur Trump nxitoi drejt samitit të parë, këtë herë tregoi më shumë kujdes.

Ai i kërkoi Sekretarit të Shtetit Marco Rubio të përgatiste terrenin për samitin, përmes një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, për t’u siguruar se kishte arsye për të udhëtuar në Budapest.

Por shpejt u bë e qartë se nuk kishte, dhe se një samit i ri nuk do të sillte ndonjë përparim.

Rusia është rreptësisht kundër idesë së Trumpit për “ngrirjen” e vijave të frontit në Ukrainë.

Kremlini është i vendosur të marrë nën kontroll, të paktën, të gjithë rajonin lindor të Donbasit, një pjesë e madhe e të cilit tashmë është pushtuar. Por presidenti Volodymyr Zelensky refuzon t’i dorëzojë Rusisë zonat që Ukraina ende kontrollon.

Përfitimet dhe objektivat ruse

Moskës do t’i kishte pëlqyer një samit i dytë me SHBA-në.

I pari, në Alaskë, ishte një fitore diplomatike dhe politike për Kremlinin: pritja me tapet të kuq për Putinin në Anchorage simbolizoi rikthimin e Rusisë në skenën ndërkombëtare dhe dështimin e Perëndimit për ta izoluar.

Mediat shtetërore ruse e kanë shijuar idenë e një takimi në Europë me Trumpin, por pa praninë e Bashkimit Europian. Komentuesit rusë e përshkruan samitin e mundshëm në Budapest si “një shuplakë për Brukselin”. Megjithatë, pakkush besonte se ky takim do të sillte rezultatet që dëshiron Moska.

Disa gazeta ruse madje kanë bërë thirrje që ushtria të vazhdojë luftën: “Nuk ka asnjë arsye që Moska të pranojë armëpushim,” – deklaroi dje Moskovsky Komsomolets.

Kjo nuk do të thotë se Kremlini nuk dëshiron paqe — e dëshiron, por vetëm sipas kushteve të veta, të papranueshme si për Kievin ashtu edhe për Uashingtonin.

“Kushtet” e Rusisë

Këto kushte nuk lidhen vetëm me territorin: Moska kërkon që të adresohen “shkaqet rrënjësore” të luftës — një frazë që përdor për të përfshirë ndalimin e zgjerimit të NATO-s drejt lindjes. Gjithashtu besohet gjerësisht se Rusia synon ende ta rikthejë Ukrainën nën ndikimin e saj.

Çfarë pritet nga Trump?

A është gati Donald Trump të shtojë edhe më shumë presion ndaj Rusisë? Ndoshta po. Por po aq e mundshme është që një mëngjes të zgjohemi dhe të gjendemi sërish në “Groundhog Day”.

“Në lojën e tërheqjes së litarit mes Trumpit dhe Putinit, Rusia po udhëheq sërish,” shkroi Moskovsky Komsomolets pas njoftimit të samitit të Budapestit, duke vazhduar më tej “Në javët para takimit, Trump do të tërhiqet në drejtimin e kundërt nga telefonatat dhe vizitat evropiane. Pastaj Putini do ta tërheqë sërish në anën tonë.”

Next Post
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

Dash Sula: Nuk mund të pres duke qarë pas derës së Berishës. Unë e kam pas idhull, por sot e mëshiroj… 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In