• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump bisedon në telefon me presidentin e vetëshpallur të Venezuelës

by Java News
30/01/2019 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido janë pajtuar gjatë një bisede telefonike për të mbajtur komunikim të vazhdueshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump ka treguar edhe një herë “mbështetje të fuqishme për luftën që po bën Venezuela për të rikthyer demokracinë”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders përmes një deklarate më 30 janar.

Shtetet e Bashkuara kanë njohur Guaidon, lider opozitar dhe kryesues i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, si president të këtij shteti. Shtetet tjera, duke përfshirë, Rusinë, e mbështesin presidentin e kontestuar, Nicolas Maduro.

Diskutimet e Trumpit me Guaidon kanë ardhur pasi Gjykata Supreme e Venezuelës i ka ndaluar udhëtimin liderit opozitar, si dhe i ka bllokuar llogaritë bankare. Guaido nuk mund të largohet nga shteti derisa të kompletohet një hetim preliminar meqë ai “ka shkaktuar dëm në paqen e republikës”, ka thënë gjyqtari, Maikel Moreno më 29 janar.

Guaido, 35-vjeçar, e ka shpallur veten president të përkohshëm javën e kaluar. Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, RIA Novosti, Maduro ka thënë se është i gatshëm të diskutojë me opozitën “për hir të paqes dhe të ardhmes” me pjesëmarrje të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.

Maduro ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, duke thënë se procesi i ri zgjedhor nuk mund të mbahet deri më 2025, mirëpo ka thënë se do të mbështeste zgjedhje të parakohshme, shkruan rel.

Ai ka falëndëruar homologun e tij rus, Vladimir Putin duke thënë se “është duke i dhënë mbështetje në të gjitha nivelet”. Ndërkohë Uashingtoni ka vënë sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës së Venezuelës, PDVSA dhe ka paralajmëruar për “pasoja serioze për ata që tentojnë të dëmtojnë Guaidon”.

/a.meta

Next Post
Frika e Rusisë: Perëndimi mund ta marrë Serbinë në NATO

Maqedonia në NATO, Shqipëria pro, firmos Bullgaria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

74% e punësimit në Shqipëri është në profesione me aftësi të mesme

October 1, 2026
Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani -

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Netanyahu: E paralajmëruam Britaninë për një sulm të mundshëm nga Irani –

October 1, 2026
Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

Dy injeksione, por zemra i rreh ende, e dënuara me vdekje Christa Pike dërgohet në spital

October 1, 2026
Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

Rasti i SHISH, Konferenca e Kryetarëve mblidhet për mocionin me debat të kërkuar nga PD

October 1, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Pas Shqipërisë, von der Leyen sot në Kosovë, në fokus rruga drejt BE-së

October 1, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin dhe erë e fortë në disa zona

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com