• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump betejë me Evropën për ilaçet, kërkon rritjen e çmimeve të barnave. Gjermania nën presion të madh

by A R
11/06/2026 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur një tjetër front përplasjeje me Evropën, duke kërkuar këtë herë rritjen e çmimit të ilaçeve. Përmes një ofensive të gjerë diplomatike, administrata Trump po u bën presion qeverive evropiane që të shpenzojnë më shumë për industrinë farmaceutike.

Sipas Uashingtonit, është e padrejtë që pacientët amerikanë të paguajnë deri në tre herë më shtrenjtë se evropianët për të njëjtat medikamente. Në qendër të këtij presioni të madh ndodhet Gjermania, ku dy ministret e kabinetit po zhvillojnë bisedime mjaft konfidenciale me zyrtarët amerikanë.

Për ta shtuar akoma më shumë presionin, gjigantët farmaceutikë kanë nisur të anulojnë investimet miliardëshe në tokën gjermane. Si shembull suksesi, Uashingtoni po përdor modelin e Britanisë së Madhe, e cila pranoi të rrisë shpenzimet për barnat në këmbim të heqjes së tarifave tregtare. Nga ana tjetër, ekspertët evropianë shprehen mjaft skeptikë dhe paralajmërojnë se buxhetet publike të shëndetësisë nuk mbajnë dot më rritje çmimesh.

Në Europë tashmë po paguajmë shumë për ilaçet dhe qeveritë nuk mund t’i japin industrisë një çek të bardhë në këtë krizë ekonomike, u shpreh zyrtari evropian, Yannis Natsis. Ndërkohë, frika më e madhe e ekspertëve është se kompanitë mund të fshehin ilaçet e reja nga tregu evropian për të mos ulur fitimet në Amerikë. Kjo përplasje e re tregon qartë se pas tarifave dhe mbrojtjes, industria farmaceutike është kthyer tashmë në kryefjalën e krizës së re transatlantike.

Next Post
Ishte në kërkim për “shpërdorim detyre”, dorëzohet në polici oficeri i Krimeve

Ishte në kërkim për "shpërdorim detyre", dorëzohet në polici oficeri i Krimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

November 3, 2026
Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

Investimet rrugore për 2027, Karakaçi zbulon buxhetin dhe projektet: Prioritet zgjerimi i Tiranë-Durrës dhe bypass-i i Elbasanit!

November 3, 2026
Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kreun e LDK-së dhe kërkon dorëheqjen e Abdixhikut!

“Vetëvendosja” e denoncoi në Prokurorinë Speciale, reagon kryetari i Prishtinës, Përparim Rama: Show politik!

November 3, 2026
Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

Harta e re Territoriale, si do të ndahen paratë mes bashkive pas shtatorit 2027?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In