• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump 1 vit president, koha e një ballafaqimi parimor

by A R
20/01/2018 20:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej një viti Donald Trump është në post. Kritikët e tij shpesh ia thjeshtojnë shumë punën vetes, duke u bashkuar me të në urrjetjen e verbër, shkruan kryeredaktorja e DW-së, Ines Pohl.

Donald Trump (Reuters/A.P. Bernstein)

Figurat e urryera kanë avantazhin e madh, që njerëzit mund të mblidhen rreth tyre. Urrejtja të bën të verbër. E kësisoj në urrejtjen e përbashkët zhduken të gjitha dallimet, kontradiktat dhe kundërshtitë. Urrejtja bashkon. Dhe urrejtja të jep ndjenjën, se ke një përfytyrim për një jetë më të mirë, kur në jetën reale mungojnë idetë dhe vizionet.

Nëse sheh gjatë këtyre ditëve në SHBA, ky nuk është më vendi i ëndrrës për një jetë më të mirë, që e ka mbajtur këtë vend gjigant – ashtu si prej shekujsh – të bashkuar. Nëse ka ndjenjë dominuese, ajo është ndjenja e urrejtjes ndaj kampit tjetër politik. Në sistemin dypartiak kjo është relativisht e thjeshtë. Ashtu siç shkruhet në Dhiatën e Re (kapitulli 12, urdhëresa 30): “Kush nuk është me mua, është kundër meje.”

Lufta elektorale e ndjekur drejtpërdrejt

Më 2016, kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA-së, unë isha korrespondente e DW-së në SHBA. Kam udhëtuar kilometra të tëra nga Lindja në Perëndim, nga Veriu  në Jug. Kam lëvizur anë e mbanë nëpër metropole. Por kryesisht në zonat mes tyre, në qytezat përreth dhe në arenat sportive. Unë e kam ndjekur qysh në fillim marshimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Kam përjetuar, se si ai entuziazmonte masat – studentë dhe punëtorë, pensionistë, nëna, gra shtëpiake dhe bizsnesmenë. Kam parë se sa kohë u desh derisa demokratët arritën ta kuptojnë, që ky njeri vërtetë mund t’ia dilte – fillimisht si kandidati kryesor i republikanëve dhe më pas në garën direkte kundër Hillary Clinton. Kjo ishte arroganca e pushtetit: si mund të ishte e mundur, që një yll i televizionit të fitojë ndaj aparatit të pushtetit të Clintonit? Kësaj gruaje, që shihte aq thellë, sa i cilësoi mbështetësit e Trump si njerëz për të ardhur keq.

Refleks jodemokratik

Para një viti Donald Trump bëri betimin në post. Në Uashingtonin e mbuluar me një vesë gri nga shiu. Që nga ajo kohë duket se nuk është më e mundur një përballje e arsyeshme me politikën e presidentit në vendin tënd. Ka vetëm një refleks: “sa e frikshme, sa keq, sa e tmerrshme”.

Kjo nuk është demokratike. Në fund të fundit Trump u zgjodh konform së drejtës elektorale amerikane. E pra mefshtësi. Tani edhe shumë medie liberale janë duke humbur besueshmërinë.

Natyrisht është detyra e tyre të tërheqin vëmendjen, se sa të rrezikshme janë mesazhet tweet të presidentit. Ose ato përmes investigimeve dhe me fakte duhet të paraqesin, se kush përfiton vërtetë dhe afagjatë prej reformës së tij fiskale. Për çdo shpirt kritik duhet të jetë e vetëkuptueshme, që ta nxjerrin në pah dhe ta vlerësojnë pa asnjë rezervë edhe për kundërshtarin politik atë që është e drejtë dhe e mirë.

Ines Pohl Kommentarbild App (DW/P. Böll)Ines Pohl, kryeredaktore e DW

Kërkesa të drejta ndaj Gjermanisë

Ç’të keqe ka p.sh. kërkesa, që Europa më në fund të gjej veten për një politikë të jashtme dhe të mbrojtjes të përbashkët e të fuqishme? Përse nuk duhet të lejohet që një president amerikan t’i kërkojë Gjermanisë të angazhohet më fort se deri më sot në NATO? E pikërisht Gjermania duhet të përqendrohet më në detaje tek politika e saj ndaj Europës, kur ajo kritikon “America first”. Sepse edhe ministri ynë i Financave vitet e shkuara me politikën e tij të disiplinës së rreptë për kursimet sigurisht që në radhë të parë ka pasur parasysh të mirën e vendit të vet. Po ashtu burokracia e ekzagjeruar dhe keqmenaxhimi në OKB janë tema të arsyeshme.

Edhe mua më trembin mesazhet në twitter të Trumpit ndaj Koresë së Veriut. Ato më ngjallin frikë. Por unë e kuptoj edhe paaftësinë e qeverisë nën Barack Obama-n, për ta vlerësuar stadin e vërtetë të armatimit atomik të Penjanit. Edhe mua më shqetëson, kur shoh, se si Rusia e Kina depërtojnë në këtë vakuum, që ka krijuar SHBA-ja duke u tërhequr prej pozicionit si fuqi ndërkombëtare e rendit. Por në imazhin e së tërës bën pjesë edhe fakti, që ishte Barack Obama ai, i cili nxori doktrinën e re të “leading from behind”. Dështimi i tij në Siri, e po ashtu edhe në tërësi në Lindjen e Mesme, nuk mund t’i ngarkohet tani administratës së Trump-it.

Mandati ende nuk ka përfunduar

Fjalinë udhërrëfyese për spektaklin e përgjithshëm të luftës elektorale për mendimin tim e ka thënë Michelle Obama: “when they go low, we go high”, pra që do të thotë e perifrazuar: “Nëse të tjerët nuk dinë të sillen, atëherë ne përgjigjemi me arsye dhe me stil.” Këtë duhet ta kenë përzemër kritikët e Trumpit si brenda edhe jashtë vendit.

Donald Trump është qysh prej një viti në post. E pavarësisht të gjitha shpresave për ndonjë procedurë të shkarkimit nga posti duket, se ai kështu do të vazhdojë të qeverisë edhe për një kohë të gjatë.

Ka një shprehje të bukur amerikane: “Get over it.” Që do të thotë “e pra kështu është tani”. Një çast i mirë ky për t’i futur në shina parimore diskutimet për Trumpin. E për të mos vazhduar më gjatë duke u marrë ende me flokët dhe ngjyrën e tij të fytyrës, por me politikën e tij. E kjo duhet bërë profesionalisht e duke i peshuar gjërat. Jo duke u indinjuar për çdo mesazh-tweet të tij, por duke i zbardhur ato se çfarë është gabim e çfarë është e drejtë dhe me kuptim në kërkesat e tij politike. E po ashtu edhe duke e pranuar, se sa e vështirë është, që të mbash përgjegjësi në këtë botë.

Të urresh është thjeshtë. Por të hartosh e të ofrosh alternativat e vërteta është shumë më e vështirë.

Next Post
Bisedimet e Kretës/ Kotzias-Bushati dhe një dordolec historik në mes

Pas bisedimeve me Kotzias, Bushati: Kemi bërë progres, nesër ditë e rëndësishme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

U kap me armë të mbushur e me makinë të blinduar, çfarë e lidh 41-vjeçarin e arrestuar me vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë!

August 27, 2026
Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

Viti i ri shkollor/ Kumbaro mbledh drejtuesit e arsimit parauniversitar, risi shtrirja e programit “Pas Shkolle” në mbi 400 institucione arsimore

August 27, 2026
Vrau 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Bosnje/ Mlladiç: Kam punuar me ndershmëri

Ndërron jetë “kasapi i Bonsnjës” Ratko Mlladiç, i dënuar për masakrën e Srebrenicës me mbi 8 mijë të vrarë!

August 27, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi dhe plagosi gruan me sëpatë, arrestohet 71-vjeçari në Vlorë!

August 27, 2026
VIDEO/ Kujt po ia shkel syrin Grida Duma në Kuvend?!

Përflitet si Zv/kryeministre në shtator, reagon Grida Duma: Flini të qetë, vera mbaroi bashkë me intrigat dhe thashethemet e pazarxhinjve!

August 27, 2026
KQZ nuk i hoqi mandatin Kreshnik Hajdarit, ‘Bashkë Fitojmë’ ankim në KAS

Bashkiaku i Kuçovës s’e humbet postin, Kreshnik Hajdari mbetet në detyrë! KAS konfirmon vendimin e Celibashit, ja si u votua

August 27, 2026
Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

Çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti në Greqi! Ditëlindja që u kthye në mort

August 27, 2026
Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

August 27, 2026
Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

August 27, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com