Pas përplasjeve të ndodhura ditën e sotme në Tropojë, policia ka shoqëruar 13 persona.
Të arrestuarit janë pjesë e administratës, mes tyre punonjës të Bashkisë së Tropojës.
Ata dyshohen se janë përfshirë në sulmin e ndodhur mëngjesin e sotëm në KZAZ nr.9 duke hequr që aty me forcë materialet zgjedhore.